Press Online
TEKNOLOGJI

Smartphone-t që sollën revolucion në industri

Ne po jetojmë në një botë me ndryshime të shpejta teknologjike. Çfarë ndodh kur një smartphone fillon një revolucion? Smartphone-t Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G sjellin inovacion dhe përmirësime që tregojnë qartë se telefonat e palosshëm së shpejti do të bëhen pjesë e jetës tonë të përditshme. Përveç një dizajni tërheqës, qëndrueshmërisë dhe një përvoje optimale të palosjes, të dy telefonat u ofrojnë përdoruesve mënyra unike për të punuar, parë dhe argëtuar.

Dizajnuar për të tejkaluar pritshmëritë

Gjenerata e re e smartphone-ve Galaxy Z është një kombinim i cilësisë dhe qëndrueshmërisë, me një dizajn elegant. Galaxy Z Fold3 5G dhe Z Flip3 5G janë të pajisur me xham mbrojtës Corning® Gorilla® Glass Victus i cili do të shpëtojë pajisjen tuaj nga të gjitha gërvishtjet dhe rrëzimet e paparashikuara. Të dyja pajisjet janë ndërtuar me Armor Alumin shumë të fortë dhe Cover Screen i tyre sigurohet me film mbrojtës të bërë nga PET. Ekrani Infinity Flex dhe teknologjia revolucionare e palosjes Hideaway Hinge sigurohet që të përballojë palosjen 200,000 herë. Për më tepër, risia novatore në lidhje me smartphone-t e rinj Galaxy Z është se ato janë telefonat e parë të palosshëm rezistent ndaj ujit (IPX8), teknologjia e të cilave bazohet në kushtet e provës për zhytje në 1.5 metra ujë të ëmbël deri në 30 minuta.

Produktivitet dhe argëtim

Një tipar domethënës i pajisjeve të reja Galaxy Z është sigurisht Flex Mode, e cila lejon produktivitet maksimal dhe mundësinë e kryerjes së disa detyrave njëkohësisht pavarësisht se ku ndodheni. Taskbar i ri do të mundësojë kalimin më të lehtë midis aplikacioneve pa u kthyer në ekranin bazë dhe Multi-Active Window mund të krijojë hapësirë për deri në tre aplikacione. Gjithashtu, mund të bashkoheni në një video call në ekranin e sipërm të pajisjes ndërsa kontrolloni shënimet e takimit në pjesën e poshtme.

Të shikosh filma dhe seriale, të luash lojërat e preferuara, të dëgjosh muzikë ose të lexosh libra me linjën e re të smartphone-ve Galaxy Z do të jetë një kënaqësi e vërtetë. Pse? Ekrani kryesor përmban teknologjinë Dynamic AMOLED 2X Super dhe altoparlantët stereo janë përmirësuar me teknologjinë Dolby Atmos e cila shpërndan tinguj me qartësi, thellësi dhe efekte hapësinore të jashtëzakonshme, pavarësisht se çfarë shikoni ose dëgjoni. Sidoqoftë, Galaxy Z Fold3 5G dhe Z Flip3 5G kanë një refresh rate prej 120 Hz, i cili rifreskon deri në dy herë më shpejt se më parë. Gjithashtu, ka një Hands-free mode e cila do të sigurojë relaks maksimal gjatë kohës që shikoni përmbajtjen tuaj të preferuar pa përdorur duart.

Një sistem kamerash me performancë të lartë

Nëse doni të krijoni foto ose video, patjetër që do të jeni në gjendje ta bëni këtë me të dyja pajisjet sepse ato kanë kamera të shkëlqyera 12MP me opsione me kënd ultra të gjerë dhe të gjerë dhe duke i edituar fotot me disa aplikacione android do të bëheni një profesionist i vërtetë! Gjithashtu, mund të bëni selfie edhe më mahnitëse pa duar me Flex mode. Madje me Z Flip3 5G mund ta mbani pajisjen të palosur dhe të bëjnë një fotografi të shpejtë ose një video, pikërisht nga Cover Screen duke përdorur Quick Shot.

Lajme të ngjashme

Këto janë aplikacionet më të mira për Android për vitin 2021

Press Online

Twitter merr hapa të rëndësishëm për ruajtjen e privatësisë

Press Online

Cilat janë fjalëkalimet më të përdorura në gjithë botën gjatë vitit 2021?

Press Online

iPhone do të ‘zhduket’ pas 10 vitesh

Press Online

Apple vendos të zhvillojë vetë teknologjinë celulare 5G

Press Online

Sekreti i suksesit të TikTok-ut dhe cilat janë llogaritë më të njohura në botë

Press Online