Press Online
SPORT

Solskjaer do të qëndrojë në bankinën e Unitedit, të paktën për ndeshjen me Tottenhamin

Ole Gunnar Solskjaer do të mbetet trajner i Manchester United , pavarësisht humbjes 5-0 të skuadrës nga Liverpooli të dielën.

24 orët e fundit kanë qenë plot pasiguri për tifozët e Manchester United, ku askush nuk e dinte se cila do të ishte e ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer në një mënyrë ose në tjetrën. Norvegjezi po ndjente qartë peshën e humbjes ndaj Liverpoolit dhe nuk do të ishte shumë befasuese të shihje bordin të shkarkonte atë.

Megjithatë, në vend të kësaj, Sky Sports po raporton se Solskjaer do të qëndrojë si trajner, për momentin, duke i dhënë fund spekulimeve se Antonio Conte ishte në radhë për ta zëvendësuar atë.

Çfarë do të thotë kjo për Manchester United?

Conte ka qenë gjithmonë në mëdyshje për të marrë një punë në mes të një sezoni, por të gjitha raportimet treguan se ai do të ishte i interesuar nëse i jepej mundësia. Për shkak se po shkojmë në fund të tetorit, ka një shans që United të mund ta ofroj Conten, por që ende nuk ka ndonjë sinjal.

Megjithatë, përpara kësaj, Manchester United ka shumë pyetje për t’iu përgjigjur me tre ndeshje të vështira në shtatë ditët e ardhshme.

Ata do të nisin me një udhëtim në kryeqytet për të përballur me Tottenhamin, më pas do të shkojnë në Itali për të luajtur me Atalantën në Ligën e Kampionëve dhe do ta përfundojnë duke pritur Manchester Cityn më 6 nëntor.

Kur mendoni se sa i ulët duhet të jetë besimi dhe morali në ekipin e parë pas humbjes së Liverpoolit, nuk është e padrejtë të mendohet se nevojitet një mrekulli e vogël që United – dhe Solskjaer – ta shpëtojnë anijen nga përmbysja. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Më i miri: Lionel Messi prezanton sonte Topin e Artë, ‘Parc des Princes’ do të mbulohet nga spektakli

Press Online

“Vinicius mund të fitojë Topin e Artë”

Press Online

“Dua të shkruajë historinë me Realin, kur më kërkuan nuk fjeta 2 net”

Press Online

VIDEO | Momente emocionuese, Luis Suarez i dorëzon Mesit trofeun e Topit të Artë

Press Online

Fjalët e para të Mesit pas fitimit të Topit të Artë, ka një urim të veçantë për Levandovskin

Press Online

Lionel Mesi mposht Levandovskin dhe fiton Topin e Artë (FOTO)

Press Online