Press Online
TEKNOLOGJI

Tesla kalon vlerën prej një trilion dollarësh në treg

Tesla, kompania e Elon Musk tejkaloi vlerën prej një trilion dollarësh në treg. Aksionet e saj u rritën për 12.6%, pas arritjes së një marrëveshjeje për t’i shitur 100,000 automjete firmës së makinave me qira, Hertz.

Hertz do të paguajë 4.2 miliardë dollarë për 100,000 makina Model 3s, gjatë 14 muajve të ardhshëm. “Automjetet elektrike tani janë të zakonshme dhe shihet në rritje e kërkesës dhe interesit global”, tha shefi i përkohshëm i Hertz-it, Mark Fields.

Tesla ka qenë prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë për disa kohë, por kompanitë si Ford dhe GM prodhojnë më shumë makina. Vetëm katër gjigantë të tjerë amerikanë kanë arritur vlerën prej një trilion dollarësh në treg – në mesin e tyre: Apple, Microsoft, Amazon dhe Alphabet.

Lajme të ngjashme

Këto janë aplikacionet më të mira për Android për vitin 2021

Press Online

Twitter merr hapa të rëndësishëm për ruajtjen e privatësisë

Press Online

Cilat janë fjalëkalimet më të përdorura në gjithë botën gjatë vitit 2021?

Press Online

iPhone do të ‘zhduket’ pas 10 vitesh

Press Online

Apple vendos të zhvillojë vetë teknologjinë celulare 5G

Press Online

Sekreti i suksesit të TikTok-ut dhe cilat janë llogaritë më të njohura në botë

Press Online