Press Online
MAQEDONI ZGJEDHJET LOKALE 2021

Mickoski: Jam optimist se do të kemi shumicë në Parlament

“Të përfundojmë këtë punë të sotme, të shohim pasi ë përfundojë dita e sotme do të japë përgjigje për shumë çështje edhe pse unë jam i bindur për fitore të madhe të opozitës, të VMRO-DPMNE-së dhe të kandidatit të pavarur në Shkup, Danella Arsovksa. Vlerësoj se kjo do të përcaktojë se si do të zhvillohen punët më tej”.

Kështu u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë teksa kryente rolin e vëzhguesit në Llaskarcë – Saraj.

Shtoi se “qytetarët vetë do të duan të bëjnë ndryshimin, qoftë kjo nëpërmjet shumicës apo zgjedhje të parakohshme”.

Ndërkaq i pyetur për paralajmërimet për shumicën e re në Parlament, shtoi se është optimist se ajo do të ndodh.

“Zyrtarisht në Parlament kemi 58 deputetë… Me Aleancën dhe Alternativën 56, me Të majtën 58.
G: A hyn këtu edhe E majta?
Opozita për momentin është 61 deputetë. Është e mundur që ndokush nga shumica nga rezultatet sotme…
G: Por, thoni është e mundur? Nuk thoni se i keni?
Nuk do të thoja se i kemi por jam optimist se do të kemi”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Press

Koka jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Press

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Press

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Press

Ky është bilanci i 24 orëve me Covid-19

Press

Sali: Ende është herët që të heqim çertifikatat e Covid-19

Press