Press Online
SPORT

Renditja e re e FIFA-s, Kosova ngrihet për dy vende

Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s. Dardanët janë ngritur në dy vende më lart. Nga vendi i 113 në vendin e 111, Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s, ani pse rezultatet nuk ishin të dëshirueshme edhe në ndeshjet e fundit për vitin 2021.

Dardanët janë ngritur për dy vende pas ndeshjeve të nëntorit, raporton Gazeta Express.

Në ndeshjet e nëntorit, Kosova u befasua nga Jordania në Fadil Vokrri, duke u mposhtur 0-2. Dardanët ndryshuan fytyrën pak ditë më pas, duke barazuar 1-1 në udhëtim me Greqinë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Kjo paraqitje pozitive ka ndihmuar Kosovën që nga vendi 113 që ishte në tetor, të ngrihet në atë të 111.

Gjithashtu, lëvizja e ekipeve bëhet edhe në varësi të paraqitjeve të kundërshtarëve, andaj janë një varg rrethanash që ndryshon renditja e kombëtareve. /Gazeta Express/

Lajme të ngjashme

Më i miri: Lionel Messi prezanton sonte Topin e Artë, ‘Parc des Princes’ do të mbulohet nga spektakli

Press Online

“Vinicius mund të fitojë Topin e Artë”

Press Online

“Dua të shkruajë historinë me Realin, kur më kërkuan nuk fjeta 2 net”

Press Online

VIDEO | Momente emocionuese, Luis Suarez i dorëzon Mesit trofeun e Topit të Artë

Press Online

Fjalët e para të Mesit pas fitimit të Topit të Artë, ka një urim të veçantë për Levandovskin

Press Online

Lionel Mesi mposht Levandovskin dhe fiton Topin e Artë (FOTO)

Press Online