Press Online
SPORT

Bayerni pendohet që e lëshoi Alaban të largohet

Tek Bayerni i Mynihut duket se janë penduar që lejuan largimin e David Alabas drejt Realit të Madtidit. Ish-shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, shpreh keqardhjen që mbrojtësi austriak vendosi t’i japë lamtumirën klubit të jetës së tij, duke lënë një boshllëk në skuadrën e Julian Nagelsmannit.

“Mungon organizatori i mbrojtjes. Fatkeqësisht, ai është transferuar te Reali i Madrid. David Alaba ka qenë gjithmonë një njeri shumë i rëndësishëm për Bayernin, pasi ishte organizatori i mbrojtjes. Ai ishte gjithashtu një njeri i rëndësishëm për dhomën e zhveshjes. Mendoj se mungesa e Davidit ndihet në këtë mbrojtje. Në thelb, mendoj se të gjithë janë dakord që ky largim nuk duhej të ndodhte. Të mos harrojmë që djali u rrit te Bayerni, luajti për 13 vjet dhe gjithmonë ka qenë një lojtar i rëndësishëm, pjesë e ADN-së së skuadrës sonë.”

Rummenigge, duke iu kthyer bisedimeve për rinovimin e kontratës me 28-vjeçarin, deklaroi:

“Fatkeqësisht, gjithçka u bllokua në një moment. Ose për arsye ekonomike, ose për shkak të atmosferës. Është e vështirë të vlerësohet tani, por dimë ai tani nuk është më aty, për fat të keq. Mendoj se ky largim nuk është kompensuar plotësisht. Bëmë gjithçka që ai të qëndronte, fatkeqësisht, bisedimet ngecën diku. Dhe ai arriti në përfundimin se donte të largohej nga klubi sepse pa dyshim kishte një ofertë shumë interesante nga Reali i Madridi.”

Lajme të ngjashme

Më i miri: Lionel Messi prezanton sonte Topin e Artë, ‘Parc des Princes’ do të mbulohet nga spektakli

Press Online

“Vinicius mund të fitojë Topin e Artë”

Press Online

“Dua të shkruajë historinë me Realin, kur më kërkuan nuk fjeta 2 net”

Press Online

VIDEO | Momente emocionuese, Luis Suarez i dorëzon Mesit trofeun e Topit të Artë

Press Online

Fjalët e para të Mesit pas fitimit të Topit të Artë, ka një urim të veçantë për Levandovskin

Press Online

Lionel Mesi mposht Levandovskin dhe fiton Topin e Artë (FOTO)

Press Online