Press Online
SHOWBIZ

Yllka Kuqi bëhet mollë sherri që Andrra dhe Sinani të kenë krizë në martesë

Andrra Destani nuk ka mundur ta kontrollojë dot veten. Bashkëshortja e Sinan Hoxhës e ka shprehë hapur xhelozinë ndaj këngëtarit në potpurin e tij të fundit që ka realizuar me këngëtaren gjakovare Yllka Kuçin, shkruan lajmi.net. Thuhet se martesa 6 vjeçare e çiftin tanimë është tronditur për shkak të afrimitetit të tij me Yllka Kuçin.

Reagimi i Andrrës la të kuptohet se ka të bëjë me një xhelozi shumë të madhe nga ana e saj, ani pse komenti në statusin e saj është vetëm maja e dukshme e ajsbergut të asaj çfarë ka ndodhur.

Miqtë e çiftit kanë konfirmuar se një krizë mes tyre ka ndodhur pas qëndrimit të Sinan Hoxhës në Prishtinë për një projekt muzikor.

Në mediat rozë, ditët e fundit po qarkullojnë lajme dedikuar një kënge të re sigurisht me motive popullore, bashkëpunim i Sinan Hoxhës me Yllka Kuqin. Dy këngëtarët u gjykuan si shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që Andrra nuk e priti mirë dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Me një foto nga lajmi ka dhënë vetëm një koment: “Turp!”.

Kujtojmë, se Sinani ka pasur edhe një bashkëpunim në vitin 2019-të me Yllkën së bashku edhe me Sabri Fejzullahun.

Theksojmë se Skenat e klipit ku Sinan dhe Yllka duken si të dashuruar, ka sjellë jo pak shqetësime për gruan e tij, Andrrën, për të cilën Sinani ka thënë dhe më parë që është shumë xheloze.

Lajme të ngjashme

Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Press Online

Rihanna duket sensacionale me një fustan të bardhë dhe xhaketë sportive

Press Online

Dafina Zeqiri i bëhet krah fuqizimit ekonomik të Grave të mbijetuara të dhunës

Press Online

Një belhollë si Aurela

Press Online

Bebe Rexha e “djeg” në dasmën shqiptare

Press Online

Deputetja Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Press Online