Press Online
SHËNDETI

Çfarë ndodhë në mendjen dhe trupin tonë nëse konsumojmë kokoshka çdo ditë?

Mund të mos e keni ditur, por ka mjaftë efekte pozitive nëse konsumoni kokosha. Nëse je një adhurues i rregullt i kokoshkave, ka shumë gjëra rreth këtij ushqimi që ndoshta nuk i di – veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin.

Do të jetë befasuese për ju kur të lexoni disa fakte se çfarë mund të ndodhë me mendjen dhe trupin tonë nëse hamë kokoshka çdo ditë.

1. Mund të shpëtoni nga kapsllëku.

Nuk është vetëm një ushqim i lezetshëm, që ju shoqëron ndërkohë që shikoni filma, po mund të jetë dhe i shëndetshëm, nëse nuk e teproni me kripë dhe gjalpë. Një tjetër gjë interesante është se kokoshkat janë të pajisura me fibra.

2. Mund t’ju largojnë stresin.

Ngrënia e kokoshkave gjithashtu mund të kontribuojë në gjendjen mendore. Kokoshka është një ushqim i pasur me karbohidrate dhe ka një indeks të ulët glicemik. Kjo mund të çojë në mbajtjen e niveleve të serotoninës dhe mund të ndihmojë në qetësinë tuaj mendore.

Por, kur shtoni sheqer, kripë ose vaj, të gjitha përfitimet që mund të prisni nga kokoshkat zhduken plotësisht.

3. Mund të keni një shanse më të larta për të mbetur shtatzënë.

Ka dhe një funksion të tretë që është bërë mjaft i popullarizuar: kokoshkat gjithashtu funksionojnë në rritjen e mundësive tuaja për të mbetur shtatzënë.

Shkencëtarët sugjerojnë se ngrënia e tyre mund të ndihmojë në rritjen e aftësisë së ngjizjes tek meshkujt duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut. Ajo ka të bëjë me një lëndë ushqyese të quajtur Arginine.

4. Mund të rregullojnë gjendjen emocionale para ciklit (PMS).

Edhe gjërat më të vogla janë shumë irrituese në këto ditë. Lajmi i mirë është se kokoshkat në fakt mund të jenë gjëja që do t’i zhdukë këto simptoma të bezdisshme.

Ky snack rrit serotoninën, hormonin e ndjenjës së mirë. Kokoshkat ju japin gjithashtu një shpërthim të qëndrueshëm energjie, në mënyrë që të mos ndiheni të pangopur pak më vonë.

Lajme të ngjashme

Mos pini ujë të ftohtë me ushqim – Paralajmërimi i mjekëve

Press Online

Çka e shkakton errësimin e nënsqetullave dhe si ta trajtoni atë

Press Online

Perimet që “shpëtojnë” duhanpirësit, ulin rrezikun edhe nga kanceri

Press Online

Hani portokaj për të zgjidhur problemet shëndetësore që vijnë me stinën e dimrit

Press Online

Stina më e mirë për të humbur peshë

Press Online

Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga tiroidja

Press Online