Press Online
AKTUALE

Janë gjetur 44 trupa, udhëtari i mbijetuar pohon se ka shpëtuar tetë persona

Zëdhënësja e kryeprokurorit të Bullgarisë, Sijka Mileva, sot në konferencë për shtyp me zëvendës-prokurorin publik të Bullgarisë, Borisllav Sarafov deklaroi se në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa.

Ajo informoi se është takuar me personin e mbijetuar i cili i ka thënë se e ka thyer xhamin e autobusit dhe ka thënë se ka shpëtuar tetë persona, e jo shtatë.

“Ne gjetëm 44 trupa, ndërsa ai kategorikisht deklaroi se janë shpëtuar tetë persona. Unë i thashë se ju jeni shtatë në spital. Edhe ai në mënyrë kategorike më tha jo, ne që shpëtuam jemi tetë. Gjatë hetimit, u gjetën 44 trupa. Sipas të dhënave me të cilat disponojmë, kanë udhëtuar 52 persona, ne gjetëm 44 trupa, ndërkaq të hospitalizuar janë shtatë persona – katër burra dhe tre gra. Mbetet misteri i madh, ku është personi i tetë. Punuam në atë version, nuk dëshirojmë të përhapim dezinformata, mund të bëhet fjalë edhe për kujtesë jo të mirë të dëshmitarit”, theksoi Mileva.

Ajo shtoi se dëshmitari më pas është pyetur nga hetuesit në prani të përkthyesit dhe ai sërish në mënyrë kategorike ka pohuar se janë shpëtuar tetë persona.

“Unë isha në vendin e incidentit dhe i pashë trupat e karbonizuar, pamja ishte e tmerrshme, më e rëndë ishte situata kur së bashku me kryeprokurorin e Maqedonisë së Veriut dhe prokuroren për krim të organizuar dhe korrupsion e vizituam spitalin “Pirogov” ku ishin të vendosur shtatë të lënduarit. Të njejtit ishin në gjendje të mirë fizike, por psiqikisht ishin në gjendje shumë të rëndë. Secili ishte në dhomë të veçantë në kushte tejet të mira dhe për ta po kujdesen mjekët më të mirë në vend”, tha Mileva.

Ajo informoi se prokurori kryesor vendosi sot të urdhërojë që prokuroria supreme administrative të kryejë kontroll në sinjalizimin rrugor dhe tek shenjat e vendosura rrugore në rrugët magjistrale dhe kryesore në mbarë territorin e vendit.

Në këtë kontroll, shtoi Mileva, do të kyçen si ekspertë bullgarë, ashtu edhe ndërkombëtarë. si dhe profesionistë nga organizatat joqeveritare.

“Nëse gjatë kontrollit grumbullohen të dhëna se janë kryer vepra ndëshkuese të karakterit të përgjithshëm, ata do të dërgohen në prokurori e cila do të kërkojë përgjegjësi penale për personat fajtorë. Nëse gjatë kontrollit konstatohet se janë kryer shkelje, kjo do t’i dërgohet këshillit ministror, me ç’rast pushteti ekzekutiv do t’i konfirmojë kompetencat e veta në pajtim me ligjin”, tha Mileva në konferencën për shtyp në Sofje me zëvendës-prokurorin kryesor, Borisllav Sarafov. Sarafov gjithashtu konfirmoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur 44 trupa.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online