Press Online
MAQEDONI

Joveski: Merren materialet biologjike për analizat e ADN-së

Autoritetet e Maqedonisë marrin materiale biologjike nga familjarët për analiza të ADN-së. Teza për tubat është spekulim, prokurorët bullgar punojnë në hetimin, deklaroi për BTV prokurori shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski dhe sqaroi se gjatë inspektimit të autobusit të djegur në autostradën Struma, ka parë tuba të plastikës të cilat nuk janë djegur.

Joveski sqaroi se për momentin merren materiale biologjike nga familjarët e viktimave në Maqedoninë e Veriut që të bëhen testet e ADN-së dhe të identifikohen trupat. Ai tha se prokuroria e Maqedonisë do të aktivizohet madje prejse rasti të hetohet nga prokurorët bullgar, sepse ata nuk do të gjejnë asgjë paralelisht.

Për momentin prokuroria e Maqedonisë dhe e Bullgarisë bashkëpunojnë mirë, shtoi Joveski. Për momentin nuk dihet nëse arsyeja për aksidentin është gabim njerëzor ose ndonjë defekt i autobusit. Ai tha se autobusi ka qenë i ri, vetëm tre vjet, ndërsa në tetor ka kaluar në kontrollim teknik në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online