Press Online
KURIOZITETE

Këta janë emrat e vërtetë të Tom & Jerry

Për shumicën janë filma vizatimorë të preferuar nga fëmijëria

Shumë breza janë rritur me filmin vizatimor Tomy dhe Jerry. Ky serial i animuar pa dialogë u krijua në vitin 1940.

Ndërkohë, filmi ka përjetuar një sërë rimishërimesh televizive dhe me kalimin e viteve janë realizuar disa filma artistikë për aventurat e maces dhe miut të popullarizuar, duke përfshirë edhe filmin e këtij viti, për të cilin folëm më shumë këtu.

Sidoqoftë, është interesante që Tomy dhe Jerry nuk janë emrat e vërtetë të këtyre personazheve të animuar. Domethënë, në video-lojën e re MultiVersus, shkruhet se emri i plotë i Tomyt është “Thomas Jasper Cat the Elder”, ndërsa Jerry me të vërtetë quhet “Gerald Jinks Mouse”.

Pra, Tom dhe Jerry janë vetëm pseudonime për këtë mace dhe mi.

Fansat e këtyre personazheve vizatimorë në Twitter u hutuan shumë kur mësuan për këtë informacion, kështu që njëri prej tyre pyeti veten: “Nëse emri i maces thotë se Tom është ‘më i madh’, atëherë ku janë fëmijët e tij?”

Sipas CNET, kur filmi vizatimor Tom dhe Jerry debutoi për herë të parë në televizion tetë dekada më parë, personazhet e tij kryesore quheshin Jasper dhe Jinx, të cilët tani janë emrat e tyre të mesëm në videolojën e lartpërmendur.

Pas MultiVersus janë Player First Games dhe Warner Bros Interactive Entertainment, ndërsa publikimi i tij është paralajmëruar për vitin 2022.

Lajme të ngjashme

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë

Press Online

E pabesueshme, kanë 30 vite të martuar por gruaja është ende e virgjër

Press Online

A flenë arinjtë gjatë gjithë dimrit?

Press Online

Mësuesja që jetonte në tendë, e studentët e saj nuk e dinin

Press Online

Sa pushtet i duhet besuar një personi të vetëm?

Press Online

Futi me USB në Korenë e Veriut serialin “Squid Game”, dënohet me vdekje

Press Online