Press Online
RAJON

Në mbledhjen e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë do të nënshkruhen 16 marrëveshje

Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, foli në Sytë 7 të Klan Kosovës në lidhje me detajet për takimin e nesërm mes dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Durmishi tregoi se deri më tani janë në plan për të u nënshkruar 16 marrëveshje mes dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

“Çdo gjë është gati, mbledhja e dy qeverive mbahet nesër në Elbasan”, tha ambasadori. “Konsideroj se është i rëndësishëm për ecjen e mëtejme në zbatimin e programeve ligjeve dhe marrëveshjeve në të dy vendet”, tha Durmishi për takimin.

“Agjenda parasheh që të ketë takime mes dy kryeministrave, udhëheqësve të kabineteve, ministrat e dikasterve do të takohen veç e veç dhe së bashku, ku edhe do të bëhet një vlerësim i dikastereve se sa janë zbatuar marrëveshjet”.

“Do të ketë një ceremoni që pasohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve”. Durmishi ka treguar disa prej marrëveshjeve që do të nënshkruhen mes dy vendeve.

“Një është për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kukës-Dragash, një për ndihmë juridike, pastaj për sigurime shoqërore, për zbatimin e lehtësirave doganore”. Po ashtu dy shtetet do të kenë edhe një kalendar të përbashkët të ngjarjeve.

Lajme të ngjashme

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Press Online

Kurti shfuqizon dy vendime të qeverive të kaluara

Press Online

Nagavci: Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar, Kosova po

Press Online

Osmani: Serbia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën

Press Online

Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

Press Online

Ambasadori kroat në Tiranë: ‘Ballkani i Hapur’ po e legjitimon ‘Botën Serbe’

Press Online