Press Online
AKTUALE

Sarafov: Viktimat vdiqën nga ngulfatja, shkaku më i mundshëm i aksidentit është gabimi njerëzor

Autopsitë tregojnë se të gjithë të vdekurit kanë vdekur nga ngulfatja, dhe jo nga përplasja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidenteve do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp zëvendësprokurori dhe drejtori bullgar i Shërbimit Hetimor Kombëtar Borisllav Sarafov.

Sarafov ka theksuar se vazhdojnë ekzaminimet dhe analizat e autobusit, të cilat duhet të japin përgjigje për arsyet dhe mënyrën e zjarrit, si dhe për analizën e komunikacionit për arsyet për të cilat autobusi është larguar nga rruga.

Duke i prezantuar informacionet e deritanishme, Sarafov theksoi se sheh shumë spekulime dhe pseudoekspertë në media, por se edhe prej emisioneve mund të shihen 15 apo 20 dëshmitarë okularë, në fakt nuk ka asnjë dëshmitar okular të ngjarjes.

“Fillimisht janë marrë në pyetje dy nga pasagjerët e autobusit, të cilët ishin zgjuar në momentin e aksidentit. Të dy japin informacion objektiv, shqyrtohen individualisht dhe deklaratat e tyre përputhen, prandaj ne i konsiderojmë ato si jashtëzakonisht të sakta. Dy të tjerë që janë në spital sot janë duke u ekzaminuar”, tha Sarafov.

Versionet e një akti terrorist dhe tubacionet e naftës, si shkaqe të mundshme të aksidentit, janë shqyrtuar, por janë hedhur poshtë kategorikisht, tha Sarafov.

“Janë gjetur tre tuba. Tre tubat nuk ishin plot dhe nuk u djegën. Zjarri nuk ka shpërthyer prej tyre. Është shqyrtuar profesionalisht versioni i një akti terrorist dhe nga autobusi janë marrë analizat për ekzistencën e një akti terrorist. Ne i refuzojmë kategorikisht ato versione. Ky nuk është akt terrorist”, tha Sarafov.

Një ekip i prokurorisë nesër niset për në Shkup për të mbledhur profilet e ADN-së nga familjarët e viktimave, të cilat më pas do të përdoren për identifikimin e të ndjerit. Më pas, theksoi Sarafov, trupat e viktimave mund t’u dorëzohen familjeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online