Press Online
AKTUALE

Spasovski: Spekulime janë informacionet për tuba me karburant në autobusin e “Besa Transit”

Spekulimet në opinion për tuba me karburant, piroteknikë dhe kështu më tutje vetëm e dëmtojnë hetimin, nuk e ndihmojnë. Sipas informacioneve të mia që i kam, nuk bëhet fjalë fare për tuba me benzinë, të cilat mund të jenë shkak për aksidentin, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në deklaratën për BTV bullgare.

Ai shtoi se beson thellë në organet hetuese të Bullgarisë. “Lëmë që hetimi t’i vërtetojë të gjitha faktet dhe kuptohet të dhënat më relevante duhet të vijnë nga organet shtetërore të Bullgarisë. Ne duhet t’i konfirmojmë shkaqet për aksidentin, nëse kjo është nga faktori njeri ose është ndonjë lëshim teknik i autobusit”, theksoi Spasovski.

Ministri Spasovski theksoi se Drejtoria doganore dje ka ndërmarrë aktivitet lidhur me pastrimin e procedurave, me ç’rast dy doganierë janë suspenduar dhe është zbatuar përgjegjësi disiplinore për udhëheqësin.

“Nevojitet hetim i detajuar dhe përgjegjësi penale për çdo person që ka marrë pjesë në veprime të këtilla”, shtoi Spasovski.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online