Press Online
MAQEDONI

Tragjedia në Bullgari/Kryeprokurori bullgar vjen në Shkup për të marrë mostrat e ADN-së

Kryeprokurori bullgar Ivan Geshev i shoqëruar nga hetues sot do të arrijë në Shkup për të dorëzuar personalisht kërkesë për ndihmë juridike në Prokurorinë e Maqedonisë së Veriut. Prokurorët bullgarë duhet të marrin profile të ADN-së nga të afërmit e të vdekurve në aksidentin e autobusit për t’i identifikuar viktimat.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sot prokuroria bullgare duhet të publikojë informacione të reja për tragjedinë.
Ndërkohë vijojnë hetimet për aksidentin e rëndë të autobusit ku humbën jetën 45 persona në autostradën “Struma” në Bullgari.
Televizioni bullgar “Nova” raportoi se gjashtë hetues nga Shërbimi hetimor kombëtar dhe tre prokurorë nga Prokuroria Rajonale e Pernikut po punojnë në procedurën para-hetimore.

Zëdhënësja e kryeprokurores Sijka Mileva siguron se hetuesit bullgarë do t’i marrin dokumentet e nevojshme nga kolegët e tyre të Maqedonisë sa më shpejt që të jetë e mundur, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Ndërkohë, shtatë të mbijetuarit mbeten për trajtim në Pirogov. Gjendja e tyre është e qëndrueshme. Dy nga të mbijetuarit iu nënshtruan operacionit ditën e djeshme. Njëri prej tyre ka një djegie të thellë në të dyja duart. Autoritetet shëndetësore po konsiderojnë ata që janë të qëndrueshëm të shkojnë në shtëpi tek të afërmit e tyre.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online