Press Online
SHËNDETI

Këto janë ushqimet që duhet të hani nëse vuani nga tiroidja

Tiroidja është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin. Gjenetika, stresi, ndotjet e ambientit, të gjitha këto ndikojnë te funksionimi i saj.

Dieta ushqimore gjithashtu luan një rol të rëndësishëm, megjithatë ky faktor mund të kontrollohet lehtësisht. Më poshtë do të gjeni disa nga ushqimet që janë të mira për tiroidet.

• Kosi : Kosi është një burim i mirë i jodit. Tiroidet kanë nevojë për jod që të funksionojnë siç duhet . Nëse nuk merrni mjaftueshëm jod, ju rrezikoheni të prekeni nga hipertiroidizmi.

• Frutat e thata : Frutat e thata janë të pasura me një ushyqes që ndihmon në rregullimin e hormoneve të tiroideve: seleni. Seleni është i mirë për tiroidet, megjithatë nuk duhet ta teproni më të, pasi shkakton rënie të flokëve, erë të keqe në gojë, thyerje të thonjve, madje edhe probleme me zemrën.

• Qumështi : Duke pirë 1 filxhan me qumësht lope në ditë, ju do të konsumoni 1/3 e sasisë së nevojshme të jodit që duhet të merrni çdo ditë.

• Peshku : Peshqit janë një tjetër burim i mirë i jodit. Kërkuesit shkencorë kanë zbubluar se njerëzit që jetojnë në male dhe nuk kanë det afër janë më të rrezikuar të vuajnë nga tiroidet. Rreth 80 gr merluc i pjekur përmban rreth 0.099 miligramë jod, apo 66% të sasisë së rekomanduar në ditë. Peshku ton është një tjetër opsion i mirë: rreth 80 gramë nga ky peshk përmban rreth 0.017 miligramë jod, ose 11% të sasisë së rekomanduar. Ky lloj peshku është i pasur gjithashtu me selen.

• Veza : Një vezë përmban rreth 16% të jodit dhe 20% të selenit që na duhen në ditë, prandaj është ushqimi i duhur për personat që vuajnë nga tiroidet.

• Luleshtrydhet : Ushqimet që janë të pasura me antioksidues janë gjithashtu të mira për tiroidet. Luleshtrydhet, manaferrat dhe boronicat e kuqe renditen si ushqimet më të pasura me antioksidues.

Lajme të ngjashme

Ngrënia e çokollatës së zezë mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin kancerin, tregon një studim i ri

News Desk

Infektimi i grave shtatzëna me Covid prek dhe foshnjat

News Desk

Simptoma ‘shkatërruese’ e Omicron në flokë që shfaqet pasi të keni kaluar virusin

News Desk

Gjashtë ushqimet që ua dëmtojnë veshkat

News Desk

Nëse vuani nga kjo sëmundje, duhet patjetër të hani më shpesh domate

News Desk

Ky lloj i zakonshëm i kërpudhave rrit shëndetin imunitar dhe ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut

News Desk