Press Online
SPORT

Më i miri: Lionel Messi prezanton sonte Topin e Artë, ‘Parc des Princes’ do të mbulohet nga spektakli

Shtatë herë lojtari më i mirë në botë (zyrtarisht), Lionel Messi do të ketë hapësirën e tij të merituar sonte në ‘Parc des Princes’.

Ikona argjentinase e futbollit, Leo Messi më 29 nëntor ka fituar Topin e shtatë të Artë në karrierën e tij, duke vendosur një rekord historik.

Për herë të parë, Messi do ta prezantojë Topin e Artë në një stadium që nuk quhet ‘Camp Nou’. Tashmë, si anëtar i Paris Saint Germain, ‘pleshti’ nderon ‘Parc des Princes’.

Sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, Leo do të paraqes Topin e Artë në fushën e blertë sonte, para përgatitjeve të fundit në prag-ndeshje, përcjell lajmi.net.

Kjo do të jetë hera e parë që Topi i Artë i takon një lojtari që aktivizohet me PSG. George Weah fitonte Topin e Artë edhe me paraqitje te PSG, por në momentin e stolisjes ishte pjesë e Milan.

Messi shkruan historinë si gjithmonë – kësaj radhe larg ‘Camp Nou’, në ‘Parc des Princes’.

Lajme të ngjashme

Nga Napoli te Juventusi, shumë emra të mëdhenj duan Bajramin

News Desk

Messi nuk mburret, por veturat e tij vlejnë sa dyfishi i atyre të Ronaldos

News Desk

‘The Athletic’: Ronaldo u shqetësua se nuk do të zinte vend te Man City

News Desk

Man United jashtë garës për Haalandin

News Desk

Njukasëll afër firmës me Zapata-n, cakun kryesor në këtë merkato

News Desk

E thotë vet Mourinho: Nuk jam i interesuar për Everton, i kam dhënë fjalën Romës

News Desk