Press Online
RAJON

Nagavci: Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar, Kosova po

“Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve”. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci në emisionin “Mirëmëngjes”.

Ajo sqaroi se marrëveshja për një abetare të unifikuar nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja.

Ndërkohë Nagavci komentoi edhe refuzimin e vizitës në Preshevë nga ana e autoriteteve serbe.

“Përgjigjja zyrtare nga ana e Serbisë na është dërguar pak minuta para nisjes së datës 27 nëntor. Përgjigja ishte e shkurtët. ‘Fatkeqësisht nuk mund t’u aprovohet leja për vizitë kësaj radhe, do ta shqyrtojmë në një rast tjetër kërkesën tuaj’, kështu na u tha”, tregoi ministrja.

Ajo tha më tej se kishin planifikuar të takoheshin me përfaqësues të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por siguroi që bashkëpunimi nuk do të mungojë në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Ambasada amerikane në Kosovë: Kjo është lista e lajmeve të rreme nga Rusia (FOTO)

Press

Mërgata që nga pavarësia e Kosovës dërgoi mbi 13 miliardë euro

Press

Hakerët publikojnë e-mailet e Ramës

Press

Vuçiq në rolin e spiunit – flet për një task forcë që e udhëheq Kurti, përmend emrin e komandantit

Press

Ironi apo përnjëmend? Kurti e shpall “Ballkonin e Hapur” për mërgimtarët

Press

Tragjedia në Himarë: Protestë më 4 gusht, kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Press