Press Online
SHËNDETI

Perimet që “shpëtojnë” duhanpirësit, ulin rrezikun edhe nga kanceri

Disa perime janë vërtet të nevojshme për duhanpirësit, pasi ulin rrezikun e kancerit në mushkëri te këta të fundit.

Edhe ata që e kanë lënë duhanin, por që ende kanë nikotinë në sistemin e tyre, nëse hanë shumë brokoli dhe perime të tjera të familjes kruçifere, mund të kenë më pak gjasa se duhanpirësit e tjerë të zhvillojnë kancer të mushkërive.

Studiuesit në Institutin e Kancerit Rosëell Park në Buffalo, N.Y. , pas hulumtimeve, dolën në këtë konkluzion të cilin e bënë publik në Uashington, DC në një takim të Shoqatës Amerikane të Kërkimit të Kancerit mbi parandalimin e kancerit.

“Gjëja e parë që duhet bërë është të lini duhanin”, sepse kjo është “absolutisht gjëja më e mirë për të bërë për të zvogëluar rrezikun” e zhvillimit të kancerit të mushkërive, thotë studiuesi Li Tang, PhD, ËebMD.

Përveç lënies së duhanit, Tang u rekomandon duhanpirësve dhe ish-duhanpirësve të hanë më shumë perime si brokoli, lulelakra, lakra, lakra jeshile, rrepa, pazi– veçanërisht në formën e tyre të papërpunuar.

Tang paralajmëron se “asgjë nuk funksionon si një lëng magjik” i garantuar për të parandaluar kancerin e mushkërive, por të ngrënit e sa më shumë perimeve ka efekte shumë pozitive./albeu

Lajme të ngjashme

Ngrënia e çokollatës së zezë mund t’i ndihmojë njerëzit të shmangin kancerin, tregon një studim i ri

News Desk

Infektimi i grave shtatzëna me Covid prek dhe foshnjat

News Desk

Simptoma ‘shkatërruese’ e Omicron në flokë që shfaqet pasi të keni kaluar virusin

News Desk

Gjashtë ushqimet që ua dëmtojnë veshkat

News Desk

Nëse vuani nga kjo sëmundje, duhet patjetër të hani më shpesh domate

News Desk

Ky lloj i zakonshëm i kërpudhave rrit shëndetin imunitar dhe ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut

News Desk