Press Online
MAQEDONI

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka ndryshuar programi i pritjes dhe përcjelljes së kufomave të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Nuk do të ketë kortezh, pasi familjarët e viktimave kanë kërkuar që të kufomat t’i pranojnë para namazit të xhumasë, me të cilin vakt edhe pritet të varrosen me ceremoni fetare islame.

“Njoftim për ndryshimin e orareve të pritjes dhe dërgimit të viktimave të aksidentit në Bullgari nëpër shtëpitë e tyre dhe varreza. Ju njoftojmë se eshtrat e qytetarëve që humbën jetën në aksidentin e autobusit në Bullgari pas transportit të tyre në aeroportin e Shkupit, do të dërgohen menjëherë në shtëpitë e tyre dhe në varreza. Ky ndryshim vjen në përputhje me kërkesat e disa familjeve të viktimave, në mënyrë që trupat të dorëzohen para namazit të Xhumasë.Për qytetarët që duan të bëjnë nderime, mbetet mundësia që këtë ta bëjnë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 10 deri në 13:00!”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Press

Koka jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Press

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Press

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Press

Ky është bilanci i 24 orëve me Covid-19

Press

Sali: Ende është herët që të heqim çertifikatat e Covid-19

Press