Press Online
MAQEDONI

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Një sistem i kalbur dhe jofunksional, dhe mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë në koalicionin qeveritar, janë një pjesë e vërejtjeve të liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sontme në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. I pyetur për të komentuar për aksidentin e fundit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën tragjikisht 45 persona, Mickoski tha:

“Këta njerëz që janë tani në pushtet, gjegjësisht ky koalicion LSDM – BDI, po punojnë për ta demontuar dhe shkatërruar sistemin. Sot ai është jofunksional, dhe çdo ditë shohim pasojat e një sistemi të kalbur dhe jofunksional. Kështu ishte me tragjedinë në Llaskarcë, pastaj ishte një kompani tjetër transporti, kështu ishte edhe me spitalin modular, aty kemi një kabllo zgjatuese fajtore, kështu që tani në autostradën e shpejtë “Struma”, kur humbën jetën 45 persona, sërish nuk ka asnjë përgjegjësi”, tha Mickoski./Alsat

Lajme të ngjashme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Press

Koka jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Press

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Press

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Press

Ky është bilanci i 24 orëve me Covid-19

Press

Sali: Ende është herët që të heqim çertifikatat e Covid-19

Press