Press Online
MAQEDONI

ASH: Familjarët e viktimave kanë nevojë për të vërtetën dhe drejtësi

 Sot kur në banesën e fundit po përcillen 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari i lutemi Zotit që t’i  pranojë këta shpirtra në mëshirën dhe begatitë e tij si dhe t’u jep forcë dhe durim familjarëve të tyre me të cilët bashkëndjejmë dhimbjen.

Ky ka qenë reagimi i sotëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH) pas arritjes së viktimave nga tragjedia në Bullgari.

“Ndërkohë shprehim keqardhje për mënyrën se si ata që duhet të japin përgjegjësi dhe llogari për këtë tragjedi, vendosën që ta thellojnë dhimbjen dhe ta keqpërdorin këtë tragjedi me defilime partiake e politike. Pafytyrësia e këtij pushteti, ashtu si edhe në tragjedinë e Llaskarcës, Tetovës dhe shumë të tjera, doli në pah edhe në këtë rast të  dhimbshëm. Familjarët të cilëve sot ju digjet shpirti, kanë nevojë për të vërtetën dhe drejtësi dhe jo për shfaqe e defilime ministrash, kryeministrash e kryetarë partish që as vendin nuk e kanë aty”, thuhet në reagimin e ASH-së. 

Lajme të ngjashme

ESHR: Shkallë e ulët e zbatimit të masave të Qeverisë së Maqedonisë në sektorin e turizmit

Press

Nesër në Shkup, koncerti i madh Peace Festival për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Press

Grubi: Ndërtojmë të ardhme të re, duke mos lejuar përsëritjen e krimeve që errësojnë horizontin

Press

Qyçuk: Nëse bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, kjo do ta bllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Press

Çejku: Ali Ahmetin është kryediplomati më i mirë në RMV

Press

Tilev: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, negociatat me BE-në nuk do të mund të vazhdojnë

Press