Press Online
KULTURË

Christina Aguilera shpallet ikonë e muzikës

Christina Aguilera do të pranojë së shpejti njërin prej çmimeve më prestigjioze në industrinë e muzikës.

Këngëtarja amerikane ka bërë të ditur se do të shpallet ikonë e muzikës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

“Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e People’s Choice Awards dhe të festojmë më 7 dhjetor”, ka shkruar Aguilera në rrjetet sociale.

Këngëtarja 39 vjeçare është e njohur për disa prej hiteve të saj si “Fighter” dhe “Beautiful”, dhe vite më parë është radhitur në mesin e 100 këngëtarëve me zërat më të fuqishëm të të gjitha kohërave.

Ndonëse ka pauzuar në muzikë për disa vjet me radhë, ka sjellë së fundmi një këngë në gjuhën latine, prej nga e ka edhe prejardhjen, me titullin “Somos Nada”. 

Lajme të ngjashme

Një lexim sociologjik i librit “Të lirë” nga Lea Ypi

News Desk

Tri fragmente nga kryeveprat e George Orwell

News Desk

Teatri Kombëtar ”na ndjek” online

News Desk

Eni Lena nderohet me çmimin “Artistja e Vitit” në Uashington DC

News Desk

Artistja që i kthen gjethet e rëna në art me qëndisje shumëngjyrëshe

News Desk

Shkodran Tolaj, një udhëheqës që i jep jetë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve

Press