Press Online
KULTURË

Ismail Kadare dhe e përbotshmja e letërsisë shqipe

Pjesa më e madhe e artit të Ismail Kadaresë është në mënyrë të qenësishme shqiptar.

Duke nisur nga thesari i pasur i gjuhës dhe dialekteve të shkrimeve të vjetra, historia shqiptare, kul­tura dhe miti deri te pasuria unike e përvojave që pa të nuk do t’i përjetonim dhe do t’i mungonin publikut perëndimor. Për shembull, romani i parë i Kadaresë, Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963), rrok jetën e përditshme të Shqipërisë komuniste me kujtime të historisë së Luftës së Dytë Botërore. Ngjarjet e Kronikë në gur (1971) ndodhin në qytetin e lindjes së Kadaresë, Gjirokastër dhe shpërfaqin kulturën e veçantë të mëhallës në atë mjedis të kufizuar.

Vepra të mëvonshme si Prilli i thyer (1978) na çojnë në malësinë e Shqipërisë me dukurinë e gjak­marrjes dhe kodet e kanunit, ndërsa Ura me tri harqe (1978) na shpie në Shqipërinë mesjetare, para pushtimit osman, duke i dhënë mundësinë Kadaresë të përsias se si do të ishte Shqipëria sikur të mos ishte pushtuar kurrë.

Në romanet e tij, Kadare skalit Shqipërinë dhe letërsinë shqipe në kanavacën e letërsisë botërore, ndërsa hulumton me imtësi ndërlikimet e kulturës së vet, por duke i lidhur gjithnjë me një prirje apo lëvizje më të gjerë kulturore.

Lajme të ngjashme

Një lexim sociologjik i librit “Të lirë” nga Lea Ypi

News Desk

Tri fragmente nga kryeveprat e George Orwell

News Desk

Teatri Kombëtar ”na ndjek” online

News Desk

Eni Lena nderohet me çmimin “Artistja e Vitit” në Uashington DC

News Desk

Artistja që i kthen gjethet e rëna në art me qëndisje shumëngjyrëshe

News Desk

Shkodran Tolaj, një udhëheqës që i jep jetë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve

Press