Press Online
RAJON

Kurti thotë se e mbështet procesin e Berlinit, Abazoviq s’e sheh “Open Ballkan” si pengesë për integrim në BE

Tri vendet që nuk e kanë mbështetur Ballkanin e Hapur diskutuan rreth nismës në një konferencë online. Diskutimi se a është “Open Ballkan” një devijim i integrimit në Bashkimit Evropian apo një nismë që përshpejton përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së, mblodhi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq

Kryeministri Kurti tha se Kosova e mbështet procesin e Berlinit, aty ku të gjitha vendet janë të barabarta. “Çdo iniciativë duhet t’i përshtatet axhendës së Europës, të operojë me rregullat e Evropës, dhe të na sjellin më pranë anëtarësimit të Evropës. Në mbajmë procesin e Berlinit si të vetmen kornizë në të cilën ka shumë iniciativa. Kemi mbështetur procesin e Berlinit do të vazhdojmë të mbështesim procesin e Berlinit ku të gjitha vendet janë njësoj të barabarta”, tha Kurti.

Por zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, nuk e shikon “Open Ballkan” si një nismë që pengon integrimin në BE. “Synimi i Malit të Zi është t’i bashkohet BE-së, ne nuk po kërkojmë diçka që i ngjan BE-së, çdo gjë që ngjan si zëvendësim i saj është i rrezikshëm për vendin. Por gjithsesi nuk e shoh “Open Ballkan” si një mënyrë që mund të shkatërroje këtë synim. Po e shoh në një mënyrë tjetër që mund të ndihmojë në integrimin europian. Sepse kemi nevoje të rrisim besimin, te kemi më shumë sukses, dhe që të mos ketë shumë barriera”, tha Abazoviq.

Lajme të ngjashme

Tension në Mal të Zi/ Abazoviç përplaset me turmën që e fyeu si “shqiptar” (VIDEO)

Press

Shkrimtari malazez: Koalicioni i Abazoviçit u bë që Mali i Zi të futet në Open Balkan

Press

Vendim përfundimtar: Hyrja në Kosovë vetëm me tri doza të vaksinës

Press

“21 janari, Qeveria e ka shlyer detyrimin – fajtorët e vërtetë vijojnë luftën mes tyre”

News Desk

Priten masa të reja për hyrjen në Kosovë, 3 doza ose 2 doza dhe testin PCR negativ

News Desk

Meta: Po më pret populli i 2 marsit, gati për beteja të vërteta

News Desk