Press Online
KULTURË

RRËNJËT PËRTEJ DETIT… / Shqiptarët e historisë së Italisë

Shtrirja e Perandorisë Osmane në tokat shqiptare, pasoi me valën e madhe emigruese. Familje të tëra origjinë shqiptare u shpërngulën në Itali, duke nisur prej shekullit XV dhe XVI.

Shumë prej tyre, sikur dëshmo historia, me ndihmë edhe të mbretërive të Napolit e Siçilisë, u vendosën në jug të Italisë, ku edhe sot e kësaj ditë mbajnë krenarishut emrin: Arbëreshë!

Sikur saktëson Instituti Kombëtar i Statistikave në Itali, për vitin 2019, atje jetojnë rreth 441,027 shtetas shqiptarë. Por, disa prej tyre janë ndër figurat më të spikatura, me origjinë shqiptare, në historinë e vendit fqinj dhe mes tyre, veçojmë:

Papa Klementi XI (1649-1721)

I lindur më 23 korrik 1649 në Urbino, Giovanni Francesco Albani ishte djali i parë i Karlo Albanit dhe Elena Moskës. Albanët ishin familje fisnike me prejardhje shqiptare, ndërsa e ëma Elena i përkiste familjes së markezëve Mosca të Pesaros, me origjinë të lashtë nga Lombardia.

Giovanni Francesco përfundoi studimet e mesme në 1660, ku u dallua për talentin e tij në lëndën e gjuhës, veçanërisht përkthimin e latinishtes dhe nga greqishtja e vjetër.

Ai shkroi tekstin që u miratua nga Papa Inocenti XII, me titull ”Romanum Decet Pontificem”, ku flitet për dënimin e famshëm të nepotizmit. Xhovani Françesko u bë një e figurë njohur në mesin e Kuries Romake, si njeri me integritet, kundër korrupsionit e nepotizmit.

Jeronim De Rada (1814-1903)

Jeronim De Rada ishte i biri i një famullitari të Kishës Katolike italo-shqiptare “Macchia Albanese” në malësinë e Kozencës, në Kalabri. De Rada shfaqi menjëherë interes për prejardhjen e tij shqiptare, duke nisur grumbullin e veprave folklorike që në moshë fare të re.

Ai njihet si një prej shkrimtarëve më të njohur dhe me ndikim të shekullit XIX, ku pati dhe një rol të rëndësishëm në Rilindjen Kombëtare.

Francesco Crispi (1818-1901)

Francesko Crispi ka mbajtur postin e kryeministrit nga viti 1887 në 1891. Ai ishte patriot dhe politikan italian me familje me origjinë shqiptare, i pagëzuar në fenë orthodoksë. Figurë e spikatur e periudhës së Rilindjes dhe një prej organizatorëve të Revolucionit siçilian më 1848.

Antonio Gramsci (1891-1937)

Intelektuali i të Majtës Europiane vinte nga një familje me prejardhje nga Gramshi, nga i cili ishte përshtatur dhe mbiemri. Ata mendohet se janë larguar drejt Italisë në fund të shek. XV, kohë që përkon me pushtimin turk të vendit.

 

Gramsci ishte një prej themeluesve të Partisë Komuniste të Italisë në vitin 1921, ndërsa në 1926 u burgos nga fashistët në burgun e Turit. Në vitin 1934, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ai u lirua me kusht dhe u shtrua në një klinikë, ku kaloi dhe vitet e fundit të jetës.

Ai konsiderohet si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të shekullit XX.

Anna Oxa – Anna Hoxha

Këngëtarja italo-shqiptare Anna Oxa lindi në 28 prill 1961, në Bari. Babai i saj është me prejardhje nga Kruja, ndërsa e ëma është italiane. Ajo u rrit në qytetin e Barit, ku u diplomua në Liceun Artistik Giuseppe de Nittis.

Në vitin 2020, kryeministri Edi Rama i dorëzoi artistes së njohur, nënshtetësinë shqiptare.

Oxa është dy herë fituese e çmimit Sanremo, një herë në vitin 1989, me duetin “Ti Lascero”, me Fausto Lealin dhe për herë të dytë në 1999, me këngën “Senza Pieta”.

Lajme të ngjashme

Një lexim sociologjik i librit “Të lirë” nga Lea Ypi

News Desk

Tri fragmente nga kryeveprat e George Orwell

News Desk

Teatri Kombëtar ”na ndjek” online

News Desk

Eni Lena nderohet me çmimin “Artistja e Vitit” në Uashington DC

News Desk

Artistja që i kthen gjethet e rëna në art me qëndisje shumëngjyrëshe

News Desk

Shkodran Tolaj, një udhëheqës që i jep jetë Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve

Press