Press Online
KRONIKA E ZEZË

Shumë pak ua japim dorën personave më pengesa në zhvillim!

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi vlerëson se promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në vend po ecën shumë dobët dhe se duhet bërë gjithçka për ta ndryshuar atë. Ndaj, siç theksojnë ata, sot, Dita e sotme ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara – 3 dhjetorin, dëshirojnë ta shënojnë duke dërguar katër rekomandime institucioneve kompetente, të cilat janë rezultat i punës në ankesat e paraqitura nga persona që nuk kanë mundur të ushtrojnë te drejtat e tyre.

“Rekomandimet i bëjmë në bazë të ankesave që kemi punuar dhe kemi konstatuar se një numër më i madh i njerëzve përballen me të njëjtin problem. Më pas ligji na lejon të bëjmë një rekomandim të përgjithshëm me iniciativën tonë dhe të monitorojmë zbatimin e tij. Për fat të keq, mendoj se është bërë shumë pak progres në mbrojtjen e të drejtave ekzistuese dhe promovimin e tyre”, tha në konferencën e sotme për shtyp kryetarja Vesna Bendevska.

Kryesisht dhe në thelb, theksoi ajo, ende nuk ka një regjistër në vend se sa persona me aftësi të kufizuara janë, në cilat pjesë dhe çfarë lloj aftësie të kufizuar përballen. Por, shtoi , gjërat nuk duhet lënë kështu.

Prandaj, kërkojnë nga Komisioni për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të krijojë sa më shpejt një regjistër të personave me aftësi të kufizuar sipas gradës dhe llojit, në mënyrë që të hartohen politika dhe masa reale dhe efektive. Kërkohet që të gjitha dispozitat e Konventës për mbrojtjen e personave të tillë të përfshihen në legjislacionin e brendshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga Komisioni, ndër të tjera, kërkojnë që Ministriasë Shëndetësisë që të përmbushë sa më shpejt të jetë e mundur detyrimin kyç i Planiaksional për vitin 2021 për të garantuar akses dhe qasje në objektet dhe shërbimet shëndetësore, për të informuar personat për procesin e imunizimit në një format të përshtatur për nevojat e tyre, si dhe dhënien e certifikatave atyre personave të cilët për shkak të handikapit të tyre nuk mund të vaksinohen.

Anëtarët e këtij Komisioni, duke punuar në një ankesë, japin edhe rekomandim për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit të personave të dënuar me aftësi të kufizuara. Nga Ministria e Drejtësisë kërkohet ndryshimi i Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve duke specifikuar dhe klasifikuar mënyrën e trajtimit të personave të dënuar në varësi të aftësisë së kufizuar. Nga ana tjetër, Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve duhet të sigurojë mjete financiare dhe të bëjë një plan për të ofruar akses të plotë infrastrukturor në objektet ku janë duke vuajtur dënimin për të mundësuar realizimin e të drejtave të tyre.

Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi i ka bërë rekomandim të përgjithshëm Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që sa më parë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar qasje dhe përshtatje të duhur të vendvotimeve, të cilat, siç thonë ata, do të ofrojnë qasje të barabartë për këta njerëz pranë dhe në qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Arrestohet kontrabandist, ka transportuar migrantë nga India

Press

Bastisje anti-drogë, arrestohet një 43-vjeçar në Shkup

Press

Humb jetën 24 vjeçarja nga Shkupi, u godit nga vetura duke kaluar rrugën

Press

Një strugan i lënduar në një aksident automobilistik në afërsi të Strugës

Press

Konfiskohen pesë lopë në Kaçanik, të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Press

Shkoi me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërron jetë fëmija 2 vjeç

News Desk