Press Online
MAQEDONI

Tragjedia në Bullgari, VMRO kërkon përgjigje për historikun e autobusit

Partia opozitare VMRO-DPMNE edhe sot kërkon nga pushteti përgjigje për numrin e ulëseve në autobus, dhe cila është e vërteta rreth regjistrimit të autobusit me targa të Prilepit, dhe më pas me targa të Shkupit, a është procedura në pajtim me historikun e ndryshimeve të numrit regjistrues dhe organit për regjistrim , qe targat të ndërrohen vetëm brenda dy diësh.

“Pushteti duhet të jep përgjigje se a është autobusi i dedikuar vetëm për 49 udhëtarë dhe si i tillë është i importuar dhe fillimisht i regjistruar me targa të Prilepit. Vetëm pas disa ditësh , autobusi është rishitur, dhe i regjistruar me targa të Shkupit. A është autobusi i regjistruar me targa të Prilepit në pajtim me historikun e ndryshimeve të numrit regjistrues dhe organit për regjistrim, më 13 tetorë të vitit 2020, dhe vetëm pas dy ditësh, më datë 15 tetor është bërë ndryshimi i targave të regjistrimit me tabela të Shkupit” – tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Dauti: Ngecje në investimet kapitale ka vetëm tek shqiptarët

Press

Koka jep shembullin e drejtorit që se kanë pasur shqiptarët dhe Shkupi

Press

Mickoski është në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Press

Sela kujton Ibrahim Rugovën: Njeriu i madh i historisë së Kosovës

Press

Ky është bilanci i 24 orëve me Covid-19

Press

Sali: Ende është herët që të heqim çertifikatat e Covid-19

Press