Press Online
GLOBI

Erdogan: Mediat sociale “kërcënim për demokracinë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përshkruar mediat sociale si një nga kërcënimet kryesore për demokracinë dhe shoqërinë turke.

I pari i Turqisë këtë e tha përmes një video-mesazhi, në Samitin Stratcom 2021 në Stamboll të shtunën e 11 dhjetorit.

“Media sociale, që është përshkruar si simbol i lirisë kur u paraqit fillimisht, është kthyer në një nga burimet kryesore të kërcënimit të demokracisë së sotme”, ka thënë ai, përcjell Anadolu Agency.

Qeveria turke po ndjek ligjin për të dënuar lajmet e rreme dhe dezinformatat që po bëhen në internet, por kritikët thonë se ndryshimet e propozuara do të shtrëngonin masat për lirinë e të shprehurit.

Derisa, ligji i ri do t’i bënte dezinformatat dhe lajmet e rreme vepra të dënueshme kriminale me 5 vjet burgim.

Gjithashtu presidenti turk deklaroi se po përpiqet të mbrojë shtresat e cenueshme të shoqërisë “kundër gënjeshtrave dhe dezinformatave pa shkelur të drejtën e qytetarëve tanë për të marrë informacion të saktë dhe të paanshëm”.

Shteti turk vitin e kaluar kishte miratuar ligjin që u kërkon platformave të mediave sociale që kanë më shumë se 1 milion përdorues të kenë përfaqësues ligjor dhe të ruajnë të dhënat.

“Askush, asnjë kompani nuk mund të jetë mbi ligjin,” theksoi ai.

Erdogan ka shprehur besimin e tij se Samiti Ndërkombëtar i Komunikimit Strategjik Stratcom do të plotësojë një nevojë të rëndësishme në terren.

Samiti dyditor mblodhi së bashku 112 folës nga mbi 30 vende dhe një audiencë të shquar prej mbi 3 mijë persona. /Albanianpost

Lajme të ngjashme

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

News Desk

Ura e Pitsburgut shembet disa orë përpara se Joe Biden të mbërrinte në infrastrukturë

News Desk

Presidentit rus Vladimir Putin i është kërkuar që të “de-përshkallëzojë” ngritjen ushtarake në kufirin me Ukrainën

News Desk

Bundestagu miraton buxhetin miliarda eurosh për mbrojtjen e klimës dhe dixhitalizimin

News Desk

Kriza në Ukrainë – SHBA thërret Këshillin e Sigurimit

News Desk

Po të kishin të gjithë dozën e tretë në BE, s’do të kishte kaq shumë raste

News Desk