Press Online
GLOBI

Julian Assange pësoi sulm në tru, thotë e fejuara e tij

Julian Assange, ka pësuar sulm në tru, për shkak të paqartësisë lidhur me fatin e tij, deklaroi e fejuara e tij më 12 dhjetor.

hemeluesi i ueb-faqes, “Wikileaks”, u tha se pësoi sulm në tru gjatë kohës sa Gjykata Supreme në Londër vendoste rreth faktit nëse do të duhej të ekstradohej në SHBA apo jo.

Assange po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në pjesën juglindore të Londrës. Ndërkaq Stella Morris, nëna e dy fëmijëve të tij ka thënë se “Assange pësoi sulm në kohën kur u mbajt seanca e parë në gjykatë lidhur me rastin e tij”.

“Julian është duke pasur telashe dhe druaj se ky sulm që përjetoi mund të jetë vetëm fillimi i vështirësive të tij. Kjo vetëm sa e shton frikën tonë rreth mundësisë së tij për të mbijetuar, sa më gjatë që kjo betejë ligjore do të zgjasë”, tha Morris.

SHBA-ja e akuzon Julian Assange me 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim të kompjuterit në lidhje me publikimet e mijëra dokumenteve diplomatike dhe ushtarake.

Gjykata Supreme në Londër, më 10 dhjetor hapi rrugën që Assange të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo u bë duke u shfuqizuar vendimin e një gjykate të një niveli më të ulët që thoshte se shëndeti mendor i themeluesit të “WikiLeaks” ishte shumë i ndjeshëm për të përballuar sistemin penal amerikan.

Gjykata në Londër vendosi që garancia e SHBA-së ishte e mjaftueshme që Assange do të trajtohet në mënyrë humane, si dhe urdhëroi gjykatën e nivelit më të ulët që të dërgojë kërkesën për ekstradim te ministri i Punëve të Brendshme për rishikim.

Lajme të ngjashme

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

News Desk

Ura e Pitsburgut shembet disa orë përpara se Joe Biden të mbërrinte në infrastrukturë

News Desk

Presidentit rus Vladimir Putin i është kërkuar që të “de-përshkallëzojë” ngritjen ushtarake në kufirin me Ukrainën

News Desk

Bundestagu miraton buxhetin miliarda eurosh për mbrojtjen e klimës dhe dixhitalizimin

News Desk

Kriza në Ukrainë – SHBA thërret Këshillin e Sigurimit

News Desk

Po të kishin të gjithë dozën e tretë në BE, s’do të kishte kaq shumë raste

News Desk