Press Online
MAQEDONI

Gençovska: Në këtë fazë nuk do të ketë ndryshim të pozitës së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut

Gjatë pranim-dorëzimit të detyrës  nga ministri teknik i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev, ministrja e re e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska tha se  në këtë fazë  nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit të Bullgarisë dhe se  do t’i përmbahet  Marrëveshjes së vitit 2017 dhe deklaratës për Kuvendin kombëtar, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Ministri teknik i Punëve të Jashtme Stoev tha se ana maqedonase duhet ta kuptojë se kjo nuk është çështje që mund të zgjidhet me presion të jashtën, por vetëm me dialog bilateral.

Duke i komentuar  marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Stoev tha se përgjigjet e pakos 5+1 ishin prezantuar në mbledhjen ministrore të NATO-s në Rigë. Ai theksoi se  Bullgaria ka kryer presion shtesë ditëve të fundit  para samitit  të BE-së këtë javë, sepse çështja  nuk ishte zgjidhur gjatë qeverisë kalimtare.

Svetllan Stoev në konferencën për shtyp tha se në Shkup ka politikanë  të cilët  dolën në opinion dhe thanë se kanë negociuar me qeverinë kalimatare në Sofje, sepse nuk kishin mandat për atë.

Ai shtoi se ka pasur deklarata  jodiplomatike  ndaj tij  se ata nuk negociojnë me ambasadorin bullgar në Kopenhagë  edhe krahas asaj që në atë kohë ishte ministër i përkohshëm i Bullgarisë.

Në këshillin e nesërm Bullgaria  do ta prezantojë  përfaqësuesin e përhershëm në Bruksel, ndërsa më 16 dhjetor presidentin e Bullgarisë Rumen Radev.  Stoev trashëgimtares së tij Teodora Gençovska ia dorëzoi dokumentin e përgatitur  lidhur me analizën strategjike të aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë. 

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press