Press Online
MAQEDONI

“Bardhësia e Sharrit – bukuria e Sharrit” – hapet sezoni i skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”

Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Ekonomisë, në bashkëpunim me “Elem Turs”, sot do ta zbatojnë ngjarjen “Bardhësia e Sharrit – bukuria e Sharrit”, – hapja e sezonit të skijimit në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”, në parkingun mbi hotel Sllavia në Kodrën e Diellit.

Siç është paralajmëruar, fjalim do të mbajnë ministrat e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe të Ekonomisë, Naser Nuredini dhe Kreshnik Bekteshi dhe drejtorët e “Elem Turs” dhe të Parkut Nacional “Mali Sharr”, Adem Avziu dhe Ibrahim Dehari.

Në ngjarje do të shënohet fillimi i sezonit të skijimit në PN “Mali Sharr” dhe me atë rast do të promovohet Plani për menaxhim me parkun nacional, që është në fazën finale të përpunimit dhe për të cilin fillimisht do të vijojnë konsultime me opinionin, si dhe realizimet dhe planet për zhvillimin e infrastrukturës në këtë qendër turistike. Të mërkurën dhe të enjten ditët për skijim dhe shfrytëzimi i ski-ashensorëve dhe teleferikut në Qendrën e Skijimit do të jenë falas , i cili do të punojë nga ora 09:00 deri në 15:30.

Në ditën e hapjes, në funksion do të vendosen edhe teleferiku me gjashtë ulëse, Ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 1” (Ajduchka ramnina 1) – GE, Ski-ashensori “Kroni i Plakës” – Aerodrom, Ski-ashensori “Kroni 1” – Teteks, Ski-ashensori “Kroni 2” – Teteks, Teleferiku me dy ulëse “Shën Ilija”, Teleferiku me dy ulëse “Maja e Kaltër“ – Ceripashina. Gjatë sezonit do të vihet në funksion edhe ski-ashensori “Hurdhat e kaçakëve 2” (Ajduchka ramnina 2)– GE. Për herë të parë këtë vit, sezoni i skijimit hapet pasi Mali Sharr është shpallur Park Nacional.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press