Press Online
MAQEDONI

Kristian Vinegin: Pozicioni i Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar

Pozicioni i Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar. Këtë e deklaroi para gazetarëve në Parlament, Kristian Vinegin, zëvendëskryetar i Kuvendit Popullor. Vinegin ka thënë se dje Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar këtë pozicion në Këshillin për punë të përbashkëta të BE-së. “Ai pozicion gjendet edhe në marrëveshjen e koalicionit. Atje poashtu është shkruar se mbështetet konsensus i gjerë në Bullgari për atë çështje”, komenton Vinengin. Ai ka porositur gazetarët të shikojnë edhe tekstet origjinale të intervistave. Ai ka aluduar në intervistën e kryeministrit Kiril Petkov për “Fajnenshell Tajms”.

 “Mënyra në të cilën është cituar intervista në mediat bullgare nuk është ajo që gjendet në tekstin origjinal. Përsëris- pozita bullgare mbetet e vetme, ajo është e njëjtë që është konfirmuar me vendimin e Kuvendit popullor. Në përgjigjen tonë shkruan se ajo pozitë mbetet dhe do të përditësohet me ide për Komisione të reja të përbashkëta, për bashkëpunim në disa sfera”, ka thënë Vinegin.

Sipas tij, derisa Republika e Maqedonisë së Veriut nuk plotëson angazhimet ndaj palës bullgare, pozicion të ri për ato çështje nuk do të ketë dhe tani për tani Bullgaria nuk mund të japë pajtueshmëri për fillim të negociatave mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press