Press Online
MAQEDONI RAJON

Pendarovski në takim me Konjufcën shpreh mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeparlamentari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët e Kabinetit dhe i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu, priti sot në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Takimi me presidentin maqedonas, në të cilin u diskutua për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale dhe mbështetjen reciproke në rrugën e integrimit evropian, u karakterizua nga një frymë e pajtimit të plotë mbi interesat e përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu u vlerësuan të mira marrëdhëniet e deritashme bilaterale dhe u ritheksua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve miqësore.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, falënderoi presidentin Pendarovski për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në proceset eurointegruese të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, por edhe në sfera të tjera me interes të ndërsjellë, duke konsideruar se forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje i kontribuon zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit.

Nga ana e tij, presidenti Pendarovski konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për liberalizimin e vizave, rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, përderisa shfaqi rezerva për nisma rajonale, duke u shprehur se “Ballkani i Hapur” mund të jetë pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë./GazetaExpress/

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press