Press Online
MAQEDONI

Vetoja mbeti edhe me Qeverinë e re në Sofje

Në prag të Këshillit të BE-së në Bruksel që duhet të mbahet sot dhe nesër, persona zyrtar bullgar edhe njëherë e kanë konfirmuar pozitën ndaj Maqedonisë së Veriut me çka mbetet vetoja e procesit të aderimit të vendit në BE.

Presidenti bullgar Rumen Radev dje ka deklaruar se është i kënaqur që liderët evropianë “përfundimisht kanë kuptuar se ku është problemi i vërtetë me Maqedoninë e Veriut” dhe se të gjitha përpjekjet për të ushtruar presion mbi Sofjen janë kundërproduktive.

“Në të gjitha Këshillat evropianë – nga maji, bisedova me çdo lider evropian në temën RMV. Dëshiroj t’u shpreh falënderim, sepse për herë të dytë tema është jashtë rendit të ditës. Partnerët tanë përfundimisht kuptuan ku është problemi i vërtetë. Problemi ndikon thellë në themelin  e vetë BE-së – të drejtat e njeriut dhe mosdiskriminimi”, deklaroi Radevi për mediat bullgare në Bruksel ku mori pjesë në samitin e gjashtë të Partneritetit Lindor dhe Këshillit Evropian.

Ai theksoi se Sofja do të vazhdojë ta mbrojë pozicionin e vet, jo vetëm historinë, duke theksuar se prioritet kryesor është respektimi i të drejtave të njeriut me identitet bullgar.

“Nuk japim afate. ky proces nuk udhëhiqet nga afatet, por nga rezultatet”, tha Radevi.

Sipas tij, të gjitha përpjekjet për presion mbi Bullgarinë janë kundërproduktive.

Edhe nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova tha se nuk sheh bazë dhe fakte të reja të cilat do ta ndryshonin pozicionin bullgar ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më me rëndësi, sipas saj, është të përgatitet një udhërrëfyes se çfarë të bëhet tash e tutje në planin dypalësh, se do të shqyrtohen propozime të reja nga partnerët evropianë.

Bullgaria, shtoi Jotova, e pret vendimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse kryeministri i saj dha dorëheqje dhe do të shqyrtohen propozimet e reja nga partnerët evropianë. Sipas saj, ndërkaq, nuk do të ofrohet asgjë e re.

Pozicioni i Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndryshuar, deklaroi, Kristian Vigenin, zëvendëskryetar i Kuvendit kombëtar.

“Ai pozicion gjendet edhe në marrëveshjen e koalicionit. Atje poashtu është shkruar se mbështetet konsensus i gjerë në Bullgari për atë çështje”, komentoi Vigenin.

Sipas tij, derisa Republika e Maqedonisë së Veriut nuk plotëson angazhimet ndaj palës bullgare, pozicion të ri për ato çështje nuk do të ketë dhe tani për tani Bullgaria nuk mund të japë pajtueshmëri për fillim të negociatave mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Bashkëkryetari i koalicionit Bullgaria demokratike, Hristo Ivanov theksoi se Bullgaria nuk duhet ta ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se pozicioni i Sofjes është se në interes të saj nacional është të dy vendet të jenë pjesë e familjes evropiane.

“Qëllimi ynë strategjik është Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së, por me respektim të Marrëveshjes për miqësi”, tha Ivanov, koalicioni i të cili është pjesë e Qeverisë bullgare.

Sipas Ivanov, Qeveria e re nuk e ndryshon pozitën e Bullgarisë ndaj vendit, por angazhohet për gjetje të qasjes së bashku me autoritetet në Shkup “për realizim të të dy qëllimeve”.

Autoritetet e vendit, nga ana tjetër presin “qasje më moderne” nga Sofja dhe zgjidhje më të shpejtë të problemit.

Presidenti Stevo Pendarovski dje nga Prishtina porositi se e pranon qasjen e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov, i cili thotë se historia nuk duhet të jetë kanali i vetëm i komunikimit ndërmjet dy shteteve.

“Për mua e pranueshme është qasja e kryeministrit të ri bullgar i cili thotë se historia  të mos jetë kanali i vetëm përmes të cilit ne si dy shtete fqinje komunikojmë. Bisedojmë për infrastrukturën,  bisedojmë për lidhjen energjetike,  bisedojmë për ekonominë dhe për këmbimin tregtar, bisedojmë për integrimet evropiane, bisedojmë për liritë dhe të drejtat e njeriut, bisedojmë për pandeminë. Megjithatë, gjithsesi jo të bisedojmë për atë çka ndodhi para tre ose pesë shekujve. Kjo është qasje moderne  të cilën e mbështes, kuptohet   nuk e mbështes afatin kohor sepse  ishte paralajmëruar për gjashtë muaj, mendoj se problemi mes nesh  mund të zgjidhet për një periudhë kohore  shumë më të shkurtër”, theksoi Pendarovski në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani duke e komentuar qëndrimin e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov tha se Bullgaria ka të drejtë të vetos, por gjashtë muaj është periudhë e gjatë në kontekstin në të cilin gjendet rajoni.

“Gjashtë muaj është periudhë e gjatë në kontekstin në të cilin gjendet rajoni. Ka shumë çështje të hapura. Mendoj se ajo periudhë nuk na përshtatet. Duhet të ulemi me Petkovin dhe të bisedojmë se çka do të thotë ajo periudhë. Qasja e tillë duhej të ishte prej përpara. Konferenca e parë ndërqeveritare  nuk është asgjë më ndryshe se të tjerat. Nuk kishte nevojë gjithë rajoni të mbahet peng”, tha Osmani.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në takimin e ministrave të Mbrojtjes të Evropës Qendrore tha se vetoja bullgare “pati sukses” aty ku dështuan ndikimet e tjera të jashtme – të zvogëlojë fuqinë dhe ndikimin e BE-së në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Mossuksesi të dorëzohet ajo Maqedonia e Veriut e meriton, e rrezikon BE-në në një rajon të rëndësishëm të rrethuar nga anëtarët e Unionit. Prandaj duket se vetoja bullgare ‘pati sukses’ aty ku dështuan ndikimet e tjera të jashtme – të zvogëlojë fuqinë dhe ndikimin e BE-së në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

“Fajnenshëll tajms” dje publikoi se kryeministri i ri bullgar Kiril Petkov jep sinjale se Sofja do t’u japë fund obstruksioneve për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pasi qeveria e tij  të marrë detyrën.

“Ne jemi 100 për qind për politikën e BE-së dhe të NATO-s. Do të propozojmë qasje të re për Maqedoninë e Veriut dhe  kjo duhet të bëhet menjëherë, për një periudhë të shkurtër kohore,  jo më shumë se gjashtë muaj”, deklaroi Petkov në intervistë për “Fajnenshëll tajms”, të dhënë para votimit në Parlamentin bullgar të hënën”, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Vendet anëtare të BE-së në seancën e djeshme të Këshillit për çështje të përgjithshme (GAK) nuk arritën marrëveshje për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të këtij viti, edhe pse publikisht u shpreh se Presidenca sllovene për fillimin e negociatave me të dy vendet këtë vit. Në konkluzionet e takimit nuk është përfshirë afati kohor “deri në fund të vitit” si afat për mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare me Shkupin dhe Tiranën.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press