Press Online
MAQEDONI

“Gashi për kryeministër”, Alternativa i reagon VMRO-DPMNE-së, ja çfarë i thotë?!

Partia “Alternativa” ka komentuar propozimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që Afrim Gashi të jetë mandatar për Qeveri kalimtare.

Nga “Alternativa” thonë se nuk kanë arsye për ta ndryshuar agjendën dhe se nuk mund të flasim për asgjë tjetër.

“E falënderojmë Mickoskin për vlerësimin e tij për kryetarin Afrim Gashi, por Alternativa aktualisht është në një proces i cili vijon dhe ende nuk ka përfunduar. Në këtë periudhë nuk kemi asnjë arsye për ta ndryshuar agjendën dhe nuk mund të flasim për asgjë tjetër”, thuhet në reagimin e Alternativës.

Ndryshe, Hristijan Mickoski deklaroi sot se do të mbështeste propozimin që Afrim Gashi të jetë mandatar i ri në vend të Dimitar Kovaçeeskit.

Mickoski madje u zotua se do të ndihmonte në sigurimin e votave të nevojshme që ky propozim të kalonte pa ndonjë problem./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press