Press Online
MAQEDONI

Ministria e Drejtësisë propozon falje për biznesmenin Sead Koçan

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq i propozon presidentit që Sead Koçan të falet për 6 muaj nga koha e mbetur në burg, i dënuar për veprën penale “keqpërdorim i procedurës për thirrje publik”.

Dokumenti deri tek i cili ka arritur Televizionit Alsat potencon se kërkohet falje e pjesshme.

“Pjesërisht të lirohet nga vuajtje e mëtejme e dënimit me burg, përkatësisht për 6 muaj”.

“Dënimin me burg ka filluar ta vuaj nga data 01.08.2019, ndërsa dënimi i përfundon më 01.04.2024. Nga dënimi i shqiptuar i dënuari ka vuajtur 2 vite dhe 5 muaj. Nga 01.01.2022 duhet të mbaj edhe 2 vite dhe 3 muaj burg”, thuhet në Kërkesën për falje.

Ndonëse pyetëm zyrtarisht ku bazohet kërkesa e ministrit Mariçiq për faljen e një personi të dënuar dhe jo zyrtarisht i dyshuar për vepra të tjera penale, deri në këto momente nuk morëm përgjigje konkrete. Nga dikasteri i Drejtësisë madje nuk na informuan dhe për kërkesën bazuar në vendimin e gjykatës, të marrë më datën 6 korrik të vitit 2021.

Alsat mëson se Koçan kërkohet të ndiqet penalisht edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përkatësisht për manipulimet me garancinë bankare prej 17 milion eurove kur PSP kërkonte siguri se Koçan nuk do të arratisej për shkak të ndjekjes penale. Avokati i Shtetit ka kërkuar ndjekjen penale të tij për shkak se pasuria e ngrirë është marrë edhe si garanci, por Gjykata Civile i ka hedhur poshtë kërkesën me arsyetimin se vonesa dhe gabimi i prokurorit të lëndës, i ka mundësuar Koçanit një veprim të tillë dha në këtë fazë është vonë të ngritët një procedurë e tillë.

Nuk dihet nëse kërkesa e ministrit Mariçiq ka arritur edhe tek presidenti i shtetit dhe kur ky i fundit do të mbledh komisionin për falje i përbërë nga 11 anëtarë. Në rast se miratohet kërkesa për falje të pjesshme prej 6 muaj, Koçan do të mbetet në burg edhe për 20 muaj të tjerë, masë kjo e cila plotëson kriterin ligjorë për lirim me kusht në bazë të nenit 36 të Kodit Penal. Sead Koçan u dënua pasi kishte formuar konzorcium të rrejshëm që të konkurrojë dhe ta fitojë tenderin për gërmim në “TEC Manastiri” në vlerë prej 17 milionë euro. Gjatë vitit 2021 ky i fundit ka shfrytëzuar disa herë fundjavat e lira. /Alsat.mk

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press