Press Online
MAQEDONI

Daim Luçi zëvendësministër i Kulturës, ja edhe emërimet tjera të Alternativës pas hyrjes në Qeveri

Daim Luçi, këshilltari i Alternativës në Komunën e Çairit është emëruar zëvendësministër i kulturës, njofton RESSonline.mk

Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, këtu më poshtë po i japim disa nga emrat që do t’i bartin funksionet publike në Kuvend, në Qeveri ose në dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:

– Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
– Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
– Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
– Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
– Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
– Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
– Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
– Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
– Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
– Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
– Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
– Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
– Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.

Në mbledhje e sontme të Kryesisë Qendrore të Alternativës, u caktuan edhe bartësit ose drejtuesit e disa institucioneve të tjera publike, që do të publikohen ditëve në vijim. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press