Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov në një intervistë për emisionin “Panorama” në “BNT” mbrëmë ka komentuar çështjen e mosmarrëveshjes me Maqedoninë.

I pyetur nëse ka koncesion në qëndrimin e Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petkov tha se nuk është diçka e ngjashme.

“Ajo që e kam dhënë shumë qartë si mandat në hapat e ardhshëm me Republikën e Maqedonisë së Veriut është se ne do ta përmirësojmë pozicionin bullgar me grupe pune shtesë për ekonominë, infrastrukturën, kulturën, masat dhe politikat për hyrje dhe ndihmë.

Kapaciteti i Maqedonisë së Veriut – si të ketë sukses në hedhjen e hapit drejt anëtarësimit në BE. Që do të thotë se ne po caktojmë një afat prej 6 muajsh dhe unë e kam thënë qartë këtë afat”, tha kryeministri bullgar./Telegrafi/