Press Online
MAQEDONI

Fëmijët e mjediseve rurale më shumë përfshihen në punën, se moshatarët e tyre të mjediseve urbane

Rreth 3 për qind e fëmijëve të moshës prej 5 deri në 17 vjet ishin përfshirë në punën e fëmijëve, tregon Hulumtimi i Grupeve Multiindikatore (HGMI) i realizuar te Enti Shtetëror për Statistikë gjatë vitit 2018-2019 si pjesë e Programit global për gjendjen e fëmijëve dhe grave.

Rezultatet sipas veçorive statistikore tregojnë se fëmijët në mjediset rurale më shumë kanë marrë pjesë në punën e fëmijëve se sa moshatarët e tyre në mjediset urbane – 5 për qind në krahasim me 2 për qind. Ngjashëm me atë, fëmijët e kuintilit më të varfër më shumë ishin të përfshirë në punën e fëmijëve në krahasim me kuintilin më të pasur – 6 për qind kundrejt më pak se 1 për qind.

Hulumtimi gjithashtu, tregon se nga të gjithë fëmijët që së paku një orë kanë marrë pjesë në aktivitetin ekonomik, 3 për qind kanë punuar në kushte të rrezikshme. Sistemimi sipas gjinisë tregon se djemtë ishin më shumë të ekspozuar në punë nën kushte të rrezikshme në krahasim me vajzat.

Programi global HGMI është zhvilluar nga ana e UNICEF në vitet e 90-ta si program ndërkombëtar me shumë qëllime për anketimin e amvisërive për mbështetje të vendeve në mbledhjen e të dhënave të krahasueshme ndërkombëtare për spektër të gjërë të indikatorëve për gjendjen e fëmijëve dhe grave.

Me hulumtimin maten indikatorë kyç të cilët u mundësojnë vendeve të krijojnë të dhëna për krijimin e politikave, programeve dhe planeve nacionale për zhvillim dhe ta ndjekin përparimin ndaj qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm (SDG) dhe marrëveshje tjera ndërkombëtare.

Nga ESHS, gjithashtu, potencojnë se raporti i hulumtimit është publikuar në maj të vitit 2020, por për shkak të pandemisë botërore Kovid-19, si dhe për shkak të obligimeve të shumta me Regjistrimin 2021, raporti nuk mori publicilitet ashtu siç e meriton. Prandaj, në periudhën e ardhshme, Enti Shtetëror për Statistikë do të publikojë infografikë me të dhëna dhe pika kyçe të raportit.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press