Press Online
MAQEDONI

Kuvendi ka votuar – e diela ditë jopune prej 1 janarit

Kuvendi sot në lexim të dytë i miratoi ndryshimet ligjore për marrëdhëniet e punës që e definojnë të dielën si ditë jopune. Ata duhet të zbatohen prej 1 janarit.

Saktësohen edhe veprimtaritë të cilat pushimin e të dielës mund të zëvendësojnë edhe me ndonjë ditë tjetër të punës dhe sipas atyre vlerësimeve janë të patjetërsueshme për funksionimin normal të shoqërisë. Ndryshimet parashikojnë 50 për qind mëditje më të madhe dhe ditë të lirë për ata që punojnë të dielën, ndërsa janë pjesë e këtyre veprimtarive. Për 100 për qind mëditje më të madhe dhe ditë të lirë janë paraparë për ata punonjës që do të punojnë në veprimtari jothelbësore, që është e rregulluar me Ligjin për tregti, për të cilin deputetët duhet sot të debatojnë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në seancën parlamentare theksoi se këto ndryshime duhet të fillohet të zbatohen prej 1 janarit të vitit të ardhshëm, me çka mundësohet vendosje e balancit në mes jetës private dhe familjare për punonjësit në vendin tonë. Me këtë zgjidhje ligjore, tha, 92 për qind e punonjësve do të kenë mundësi të dielën të praktikojnë shoqërime familjare por edhe sociale dhe në këtë mënyrë, siç theksoj, do të gjenerohet kënaqësi më e madhe dhe motivim më i madh, që sipas saj, do të sjell rritje të produktivitetit të kompanive dhe në institucionet publike ku do të punohet.

Deputetja Angelinka Petkova nga VMRO-DPMNE konsideron se zgjidhja ligjore është larg nga ajo ideale dhe se në të ka vërejtje edhe sindikatat edhe punëdhënësit. Ne, theksoj ajo, nuk kemi mundësi t’i miratojmë përmes debatit, për shkak se ato amendamente që grupi parlamentar i ka dorëzuar nuk kanë qenë të vendosura për shqyrtim për arsye, siç tha, të njohura për kryetarin e Kuvendit.

Në përputhje me ndryshimet ligjore, punëdhënësit që do të shkelin ligjin do të përballën me ndales për punë prej 15 ditëve dhe kallëzim kundërvajtjeje. Nëse punëdhënësit e përsërit të njëjtën shkelje në afat prej një viti, ndalesa për punë do të jetë 30 ditë. Në periudha të ndalesës për punë, punëdhënësi do të ketë obligim që punonjësit tu paguaj kompensim të pagës në nivelin e pagës së paguar të muajit të kaluar dhe më pas, nuk guxon të zvogëloj numrin e punëtorëve.

Ligji kaloi në seancë qeveritare më 8 qershor të këtij viti. Nga Qeveria atëherë treguan se po bëhet përputhshmëri të jetës private dhe profesionale të punëtorëve. Sindikatat edhe atëherë edhe tani kërkojnë mekanizma mbrojtëse më të mëdha. Punëdhënësit konsiderojnë se zgjidhja është kompromis i mirë, që ka ardhur pas diskutimeve të gjata ndërmjet partnerëve social.

Në ndryshimet ligjore për të vendosur të dielën për ditë pushimi, ka vepruar edhe Ministria e Ekonomisë. Ata kanë përgatitur ndryshime të Ligjit për tregti me çka rregullohet kjo çështje në pjesën e punës në veprimtaritë jothelbësore. Deputetët pas pauzës që e dha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të vazhdojnë me punë pas seancës në rend të së ditës është pikërisht ky ligj. Gjatë kohës së kësaj seance, tha Xhaferi, deputetët do të njoftohen në mënyrë shtesë.

Kuvendi sot në seancën e 57-të e miratoi edhe Vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtarë të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press