Press Online
MAQEDONI

Mariçiq: Disa nga emrat e kontestuar nuk do të jenë në listat e faljes

Ministri i Drejtësisë nuk jep kurrfarë falje, asnjë emër i diskutueshëm nuk do të gjendet në lista, thotë ministri Bojan Mariçiqi lidhur me publikimet rreth listave për falje që Ministria e Drejtësisë ia dërgon presidentit të shtetit Stevo Pendarovskit.

“Ministria e Drejtësisë nuk jep kurrfarë falje. Këto janë falje specifike me rastin e Vitit të Ri dhe listat për ulje të pjesshme të dënimit i bëjnë drejtorët e burgut dhe përcillen për shqyrtim. Mendoj se një pjesë e emrave të diskutueshëm nuk do të gjenden në lista. Do të thotë, propozim listat janë nga burgjet e jo nga Ministria e Drejtësisë. Ato lista kalojnë nëpër katër filtra”, thotë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi. për Brifingun e mëngjesit.

Thotë se kjo procedurë nuk është publike dhe në publikohet në opinion. “Është mosmirënjohje të publikohen emra në fazën e parë sepse bëhet fjalë për njerëz që janë të dënuar dhe kanë shpresat e tyre. Ne do të kujdesemi të mos gjendet asnjë emër i diskutueshëm në lista”, theksoi Mariçiqi.

Zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, në publikimin në Fesjbuk distancohet nga lista për faljen e të dënuarve të nënshkruar nga ministri Mariçiqi, ndërsa e cila duhet të dërgohet te presidenti Stevo Pendarovski.
“Propozimet e drejtorive të burgjeve për të falur të burgosur të caktuar të cilët me veprat e tyre të kriminalizuara shqetësuan qytetarët dhe dridhën themelet e shtetit asnjëherë nuk do ta kenë mbështetjen time dhe nuk duhet ta kenë as mbështetjen e dikasterit të Drejtësisë”, ka shkruar Nuhiu.

Në listën për falje nga vuajtja e një pjese e dënimit me burg apo falje të plotë si propozim deri te presidenti i shtetit Ministria e Drejtësisë ka 48 persona. Mes emrave, siç publikuan një pjesë e mediave, janë edhe biznesmeni Sead Koçani, Aleksandar Vasilevski-Ninxha, dëshmitari kontrovers i prokurorisë për ngjarjet e 27 prillit, Boban Iliqi, i dënuar për vrasjen e Almirit 4-vjeçar në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press