Press Online
MAQEDONI

Osmani pret deri në mes të janarit të plotësohen vendet e zbrazëta të ambasadorëve

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani pret deri në mes të janarit të plotësohen të gjitha vendet e zbrazëta të ambasadorëve. Vendimet për këto vende të ambasadorëve shpreson se do të bëhen gati menjëherë pas formimit të qeverisë së re.

“Çdo ambasadë është e rëndësishme në vetvete, megjithatë pres në periudhën në vijim ta rrumbullaksojmë gjtihë procesin që të mos lëmë asnjë ambasadë pa ambasador. Edhe në konferencën për shtyp kur kam folur për buxhetin më të madh historik të MPJ-së, thashë se ambasadat do të plotësohen me diplomatë me qëllim që ta vendosim në funksion shërbimin tonë diplomatik”, tha Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me homologun hungarez Peter Sijarto.

Përmendi se do të plotësohen të gjitha vendet e ambasadorëve në Indi, Itali, Rusi dhe Austri. Paralajmëroi se këto ditë duhet të plotësohen vendet e ambasadorëve në Indi, Itali, Rusi dhe Austri.

“Me këtë përfunduam edhe katër. Ta keni parasysh se kemi dërguar edhe 10 ambasadorë në muajt e fundit. Do të thotë tani një grupë të madh vendosëm krahas vështirësive që i kemi pasur në komunikim me Komisionin për Politikë të Jashtme dhe Milloshovski i cili e anulonte procesin gjatë gjithë kohës”, tha Osmani.

Edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të enjten shfaqi shpresë se së shpejti do të plotësohen vendet e zbrazëta të ambasadorëve. Te ai, paralajmëroi nuk ka arritur asnjë propozim nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press