Press Online
MAQEDONI

Qeveria e re po kompletohet, pritet që Zaevi të dorëzojë dorëheqjen

Qeveria e re ngadalë po kompletohet. “Alternativa” e cila është partneri i ri në Qeveri ka bërë të ditur emrat e kandidatëve në postet ministrore në Shëndetësi dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë si dhe për zëvendësministra në Arsim, Kulturë dhe Bujqësi. Ata do të jenë pjesë e qeverisë së re e cila do të formohet nga mandatari i ardhshëm pasi kryeministri Zoran Zaev do të dorëzojë dorëheqjen që e paralajmëroi pas humbjes në zgjedhjet lokale. Ajo pritet të ndodhë gjatë kësaj jave.

Kryeministri Zoran Zaev të mërkurën paralajmëroi se dorëheqjen nga funksioni kryeministror do ta shtrojë gjatë kësaj jave. Pret pasardhës i tij si kryeministër i ri të jetë Dimitar Kovaçevski, që njëherësh është edhe lider i ri i LSDM-së.

“Atë që mund ta them është se rrumbullakohen procese të rëndësishme edhe programore, edhe qeveritare edhe të kuadrit, kështu që do ta sjellë vendimin diku në fillim të javës së ardhshme dhe sapo ta sjellë menjëherë do të kumtoj kur më saktë do të formalizohet para Kuvendit”, deklaroi Zaev për TV 24.

Në periudhën e kaluar ka pasur konsultime intensive me partnerët e koalicionit për prioritetet qeveritare, marrjen e përgjegjësive dhe ruajtjen e shumicës qeveritare dhe parlamentare.

Në takimin me partnerin e koalicionit BDI që u mbajt të enjten është konfirmuar se është përmbushur qëllimi të sigurohet qeveri stabile dhe shumicë stabile parlamentare, ndërsa zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet te jenë të rregullta dhe të mbahen në vitin 2024.

“Zaev, Ahmeti dhe Kovaçevski u pajtuan se Qeveria e re tërësisht do të fokusohet në lëvizjen e shpejtë të shtetit ndaj eurointegrimeve dhe se qëllimi është suksesi i parë i madh i Qeverisë të jetë gjetja e zgjidhjes për sfidat në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe fillimi i negociatave  për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, informoi Pres shërbimi qeveritar.

Dhe derisa pushteti pohon se shumica parlamentare është stabile dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, opozita me kërkesë në shkurt ose mars të formohet qeveri teknike, ndërsa në maj ose qershor të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pushteti aktual po menaxhon keq me shtetin edhe pse zgjedhjet e parakohshme nuk janë çdoherë zgjidhje më e mirë, megjithatë në situatën kur vendi përballet me probleme serioze, zgjedhjet janë zgjidhje e vetme. Konsideron se shteti po përballet me krizë politike, ekonomike, energjetike dhe diplomatike.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press