Press Online
MAQEDONI

Sijarto: Ekstradimi i Gruevskit është çështje juridike, jo politike

Ministri për Punë të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto i cili sot po qëndron për vizitë në vend, ka deklaruar se ekstradimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski është çështje juridike për të cilin është përgjegjës sistemi gjyqësor.

“Kjo nuk është çështje politike, por juridike. Kjo është çështje e sistemit gjyqësor dhe në Hungari politikanët lidhur me këtë nuk mund të parashtrojnë pyetje”, ka deklaruar Sijarto në konferencën e përbashkët për shtyp në MPJ me shefin e diplomacisë Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse Hungaria nuk e dorëzon Gruevskin.

Ish kryeministri Nikolla Gruevski u arratis në Budapest në vitin 2018 ku mori azil politik. Ai akuzohet për më shumë procese gjyqësore dhe është i dënuar për lëndën “Tanku” në dy vite burg për furnizimin e mercedesit luksoz.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press