Press Online
MAQEDONI

VMRO: Pendarovski e fali “Ninxhan”

Regjimi i LSDM-së dhe BDI-së dënoi mbi 200 vjet burg për deklaratën e Aleksandër Vasilevski-Ninxha dhe ai do të ecë i lirë në rrugë, akuzoi sot zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Naum Stoilkovski, i cili theksoi se Ninxha është falur nga Presidenti Pendarovski me propozim të ministres Mariçiq dhe kryeministrit Zaev.

“Deklaratat e Ninxhas ishin prova vendimtare dhe gjoja e pakundërshtueshme për Prokurorinë dhe gjykatën për kryerjen e përndjekjes politike. Dhe ky ishte roli, por edhe vlera e përdorimit të Aleksandar Vasilevski-Ninxhës. Njerëzit janë burgosur për më shumë se 200 vjet në bazë të deklaratës së Ninxhas, dëshmitarit të kurorës për karrierën politike të Ruskovskës dhe Kacarskës, ndërsa Ninxha i dënuar për terrorizëm është në prag të lirimit”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

Ai shton se Vasilevski e ka verdiktin më të vogël dhe vazhdimisht e shfrytëzon të drejtën për fundjavë.

Kujtojmë se Aleksandar Vasilevski – Ninxha u dënua me shtatë vite burg për cënim terrorist të rendit kushtetues për incidentet që ndodhën më 27 prill 2017 në Kuvend./Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press