Press Online
MAQEDONI

Kurrë nuk është vonë, 62-vjeçari nga Presheva diplomohet me notën 10 në Tetovë!

Ismet Mustafa nga Rainca e Preshevës mbrojti dje temën e diplomës të magjistraturës në moshën 62-vjeçare. Ai prezantoi temën me titull “Stabiliteti i njehësimeve numerike” dhe komisionerët e udhëhequr nga profesorët prof.dr Lazim Kamberi, prof.dr Xhevahir Beqiri dhe mentori i kandidatit prof.dr. Billadh Shahini vlerësuan prezantimin e punimit me notën 10. Ismet Mustafa lindi më 18.08.1959 në fshatin Bërçec – Raincë, komuna e Preshevës.
Në vitin 1964 u regjistrua në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Bërçec paralele e ndar e shkollës fillore të fshatit Raincë prej klasës së parë deri në klasën katërt. Më pas prej klasës së pestë deri në klasën e tetë vijoi mësimet në Raincë. Shkollën e mesme gjimnazin e kreu në qytetin e Preshevës, dhe më pas vazhdoi studimet në vitin 1977 shkollën normale dy vjeçare në degën Matematikës në Universitetin e Prishtinës ku në vitin 1978/79 diplomoi dhe mori titullin arsimtar i lëndës së matematikës.Po të njëjtin vit filloi të punoi në shkollën e fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc të Bujanocit e më pas vazhdoi të punojë në shkollat të ndryshme të Luginës së Preshevës.
Në vitin 2009 vazhdoi rrugëtimin e dijes drejt studimeve në ndrejtimin e matematikës në universitetin e Tetovës dhe mori titullin profesor i lëndës së matematikës.Vite më pas vendosi të vazhdoi rrugëtimin drejt diturisë në studimet postdiplomike në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Pas angazhimeve dhe studimive gjatë këtyre viteve, në fund të moshës 62-vjeçare haxhi Ismet Mustafa nga fshati Raincë të Preshevës mori titullin magjistër i lëndës së matematikës.Ismet Mustafa edhe pse gati në fund të karrierës si mësimdhënës vazhdon të punojë i palodhur me një eksperiencë pune në lëndën e matematikës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin e tij ku edhe jeton.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press