Press Online
GLOBI

Ish-ministri i Jugosllavisë: “Gjermania e bashkuar e ndau Jugosllavinë”

Ish-ministri Federal i Punëve të Jashtme i ish-Jugosllavisë, Vlladisllav Jovanoviç, në një konferencë të mbajtur për 30 vjetorin e fillimit të shpërbërjes së federatës jugosllave, deklaroi se “Gjermania e bashkuar ndau Jugosllavinë”.

Ky ish-diplomat serb thotë se Gjermania me tu bashkuar nisi “politika negative ndaj mbetjetjeve të shteteteve të Jugosllavisë”, dhe se aty nisi, ajo që sipas tij ishte “demonizim i federatës jugosllave”.

“Serbët janë demonizuar si asnjë komb tjetër në histori, dhe as hunsët nuk paraqiten ashtu siç na paraqesin neve”, ka deklaruar ai.

Ai vazhdoi të hedh gjoja shfajësim mbi të kaluarën serbe brenda federatës, duke thënë se “madje as si Serbi dhe Mal të Zi nuk na lanë të jemi bashkë”.

“Shtetet e reja nuk duhej të ishin vazhdimësi e Federatës së Jugosllavisë në mënyrë që katër republikat që u shkëputën të mos ishin të dëmtuara pas largimit të shtetit të përbashkët”, tha Jovanoviç, transmeton Kosovo-online.

Edhe ish-ministri i jashtëm serb, Ivan Mërkiç, refuzoi narracionin ndërkombëtar, duke thënë se “kushdo që mendon që ndodhi për shkak të qeverisë serbe, nuk e kupton thelbin e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Ai madje tha se pas demostratave në Kosovë, në vitin 1989, filloi një “fushatë e pakuptueshme” në Perëndim, ku serbët u shënjuan si fajtorët kryesorë.

Sipas tij, “ata që beosjnë që Federata e Jugosllavisë do të kishte ekzistuar edhe tani po të kishte pasur tjetër qeveri në Serbi, nuk e kuptojnë historinë”.

“Kushdo që do të kishte qenë në pushtet, do t’i kishte pasur keq punët, sepse vendimi për ndarjen e Jugosllavisë ishte marrë”, deklaroi ish-ministri i jashtëm serb

Këta ish-ministra nuk konsideruan gjatë tërë “konferencës shkencore ” se se vetë “komunizmi” si ideologji politike, ekonomi dhe shoqërore, kishte rënë në mbarë botën, dhe se edhe vetë Bashkimi Sovjetik që ishte foleja dhe shtylla e kësaj ideologjike, ishte shpërbërë. (Albanianpost)

Lajme të ngjashme

Qetësi dhe ankth në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës

News Desk

Ura e Pitsburgut shembet disa orë përpara se Joe Biden të mbërrinte në infrastrukturë

News Desk

Presidentit rus Vladimir Putin i është kërkuar që të “de-përshkallëzojë” ngritjen ushtarake në kufirin me Ukrainën

News Desk

Bundestagu miraton buxhetin miliarda eurosh për mbrojtjen e klimës dhe dixhitalizimin

News Desk

Kriza në Ukrainë – SHBA thërret Këshillin e Sigurimit

News Desk

Po të kishin të gjithë dozën e tretë në BE, s’do të kishte kaq shumë raste

News Desk