Press Online
RAJON

Ishte në Beograd, Shërbimet Sekrete Serbe marrin në pyetje Adriatik Kelmendin, ja çfarë ndodhi!

Rrjeti i pajtimit KOMRA ka reaguar pasi Shërbimi Sekret serb (BIA) ka marrë në pyetje gazetarin Adriatik Kelmendi i cili ishte pjesëmarrës në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave në Beograd.

Në reagimin e KOMRA-s i bëhet thirrje BIA-s serbe që të të ndërpresë veprimet e bisedave informative për avokuesit e pajtimit rajonal, pasi secilën herë që gazetari Kelmendi ka udhëtuar për në Beograd është marrë në pyetje nga inspektorët e BIA-s, raporton Gazeta Express.

”Disa vite pa ndërprerë secilën herë nëpër kalime kufitare, aeroporte ose në arritjen në Beograd, inspektorët e BIA-s zhvillojnë biseda informative me gazetarin Adriatik Kelmendi, avokuesin publik të pajtimit rajonal, drejtorin e televizionit Klan Kosova, me seli në Prishtinë, duke e pyetur për arsyet e ardhjes dhe qëndrimet e tij politike”, thuhet në reagimin e KOMRA-s.

Reagimin e ka nënshkruar aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq.

Lajme të ngjashme

Hapet thirrja për aplikim në konkursin për Abetaren e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Press

Dhjetori 2021 me 4.6% rritje të volumit të mallrave në porte

News Desk

Konjufca për shkëmbimin e territoreve: Hap perspektivën e shqiptarëve të Luginës, është kurorëzim i sovranitetit të Kosovës (VIDEO)

News Desk

Dogana e Kosovës: SHBA-të janë bërë tregu kryesor eksportues i Kosovës

News Desk

Policia e Shqipërisë i nxjerr qentë në shitje, ja sa kushtojnë

News Desk

Berisha kërkoi që Shqipëria të çojë municion në Ukrainë, kështu përgjigjet Rama

News Desk