Press Online
MAQEDONI

Ganiu rizgjidhet nënkryetar i BNJVL-së, tregon prioritetet dhe punët e rëndësishme që e presin!

Kryetari I komunës së Cairit, Visar Ganiu gjatë ditës së djeshme është zgjedhur, nënkryetar I Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Për këtë vendim ka njoftuar vet Ganiu nëpërmes statusit në “Facebook”.

Ai ka shkruar se ardhja në këtë për të është nder i veantë por njëherit edhe përgjegjësi, njofton pressonline.mk. Ka folur edhe për prioritetet e BNJVL-së.

“Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale zgjodhi kryesinë e re, ndërsa unë si kryetar i Komunës së Çairit u rizgjodha nënkryetar i BNJVL-së edhe për katër vitet e ardhshme, ndërsa kryetare e BNJVL-së u zgjodh kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.Rizgjedhja në kryesinë e BNJVL-së për mua është nder i madh, por edhe përgjegjësi e madhe.Përvojat që i fitova në mandatin e kaluar katërvjeçar në pozitën e nënkryetarit të BNJVL-së tani do t’i shfrytëzoj për të vazhduar reformat që kemi filluar dhe për të ruajtur unitetin në BNJVL. Në fakt, një nga mjetet më të fuqishme për sukseset e arritura të BNJVL-së është ndërtimi dhe ruajtja e unitetit të të gjithë anëtarëve të saj.Si prioritet më i rëndësishëm, edhe më tej konsideroj se do të mbetet përkushtimi për sigurimin e një pavarësie më të madhe financiare të komunave dhe sigurimin e kushteve për shlyerjen e borxheve me të cilat akoma përballen më shumë komuna.Na presin shumë aktivitete. Sot konstituohet Kuvendi i Përgjithshëm i BNJVL-së, u zgjodhën anëtarët e organeve të BNJVL-së. Do të vazhdohet me konstituimin e komisioneve dhe organeve tjera me rëndësi për punën e Bashkësisë, kështu që shkojmë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Ganiu./Pressonline.mk.

Lajme të ngjashme

Mickoski: VMRO-DPMNE propozon uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

Press

Një i lënduar në zjarrin në Tetovë i cili i kaploi dy shtëpi

Press

Kovaçevski dhe Mickoski janë dakorduar për takim të përbashkët

Press

Sela takon deputetin e PD-së, Tomor Alizoti, e djathta dhe shqiptarët temë diskutimi

Press

Të rinjtë, të zhgënjyer me procesin eurointegrues

Press

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Press